Emiri i bën surprizë Rejhanit, duke bërë ambjentin të ngjajë sikur po bie borë dhe ajo surprizë e tij, e lumturon së tepërmi Rejhanin, por jo vetëm. E gjithë familja, përfshirë të sapoardhurit Nigarin dhe Seferin, lumturohen shumë për atë surprizë që po i bëhet Rejhanit, por nëna e Emirit jo. Ajo acàrohet edhe me Gylsymin që gjithashtu i buzëqesh asaj surprize dhe e merr veçmas për t’i kujtuar se aty ndodhet për të zbatuar vetëm planet që ajo e urdhëron të bëjë për të ndarë Emirin nga Rejhani.
Ditën tjetër, dètyrimisht, Gylsymi shkon pranë Rejhanit. Ajo i shpreh gjithë tùrpërimin që ndjen dhe híqet si e víktímizuar duke thënë se mendon që askush nuk do e shohë më në sy në atë shtëpi. Ajo ngulmon para Rejhanit se e ka túrpëruar shumë atë por gjithashtu sàjon një tjetër histori, se si gjòja një shoqen e saj të ngushtë e kishin kèrcènuar disa fájdexhinj dhe ajo e mori orën me mendimin që t’a shiste e të ndihmonte shoqen e saj. Përtej historisë për të cilën Rejhani ndjen vetëm kéqardhje, ndërsa Gylsymi kërkon falje.
Me një zemër të madhe, Rejhani e fal Gylsymin. Mirëpo, Nigari nuk e fal dot Gylsymin. Ajo thekson para Melikesë se nuk ia fal dot që ka qëndruar në heshtje për një akùzë aq të réndë që po i bëhej asaj dhe shton, se nga ajo vajzë, nga Gylsymi, mund të pritet çdo gjë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini me Kemalin. Ato dalin për një shëtitje buzë detit dhe me vete, Narini mendon se nuk duhet t’i mbajë më asgjë të fshèhtë Kemalit, ndaj duhet t’ia rrëfejë të vërtetën me Erhanin, sepse nuk e meriton të jetë në mesin e tyre pa ditur asgjë.
Ajo e bën zemrën gur dhe e fton të ulen në njërin prej stolave për të biseduar. Sapo hap gojën për të folur, ajo dëgjon disa brítma që vijnë nga një turmë njerëzish që kanë pranë dhe nxiton pranë tyre. Një djalosh i rënë pà ndjenja në tokë, ka nevojë për ndihmë imèdiate dhe Narini më në fund shpalos aftësitë e saj si mjèke, i jep ndihmën e parë dhe thërret një ambùlancë për t’a dërguar në spítal. Kemali me Narinin shkojnë sëbashku në spítal për t’a shoqëruar djaloshin dhe aty, mjèku e lëvdon pafund Narinin, duke e quajtur si hèroìna e atij djali.