PREMTIMI/ Rejhani e beson historinë që sajòn Gylsymi

Kemali dhe Narini dalin nga restoranti për t’u kthyer në shtëpi dhe rrugës, teksa ndodhen në makinë, Narini shikon Kemalin dhe ndihet si mos më kèq që ai ende nuk di asgjë për Erhanin. Ajo dëshiron të shpëtojë nga ajo bàrrë që po ia gérryen shpirtin dhe vendos t’a bëjë menjëherë, pa humbur fare më kohë. Narini i kërkon të ndalojë buzë detit për një shëtitje para se të shkojnë në shtëpi dhe Kemali i lumtur, pranon. Ato ulen pranë një stoli për të biseduar, me kërkesën e Narinit që e kanë mbuluar emocionet.

Sapo hap gojën për të folur, ato shikojnë një grumbull njerëzish që ulèrasin të rrethuar me njëri tjetrin. Në mesin e tyre shtrihet një djalosh që ka rënë pa ndjenja dhe Narini, për herë të parë para Kemalit, shpalos aftësinë e saj si mjèke. Ajo i jep ndihmën e parë në mënyrë korrekte, ndërkohë që thërrasin ambùlancën. Ambùlanca mbërrin me të shpejtë dhe e dërgojnë në spítal djaloshin e démtuar por bashkë me të shkon edhe Kemali me Narinin për të qenë në dijeni të ecurisë së shëndetit të tij.

Pasi djali dòrëzohet në duart e mjèkëve dhe merren me situatën e tij, një prej mjèkëve i shkon pranë Narinit, për t’a përgëzuar për ndërhyrjen e saktë që ka bërë ajo tek ai, në kushtet e rrugës. Ai e cilëson atë si hèroìnën e mbrëmjes dhe e lumtur, Narini largohet. Sapo dalin që aty, Kemali i drejton dorën, dhe duke e shikuar me admirim si mjèke për herë të parë, ai e fton të njihen nga e para. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani. Ajo mrekullohet nga një surprizë e paprítur që i vjen nga Emiri, gjë që i lumturon të gjithë.

I vetmi person që nuk lumturohet është Xhavidana, e cila i tërheq veshin edhe Gylsymit që e shikon duke buzëqeshur dhe e rikthen në planin që kanë sëbashku, kúndër Emirit dhe Rejhanit. Gylsymi i shkon pranë Rejhanit dhe me një histori që sàjon, i kërkon asaj falje për gjithçka që ndodhi. Rejhani e fal dhe i betohet se edhe të tjerët do e harrojnë se çfarë ka ndodhur. Por, ajo që nuk e fal është Nigari. Madje, Nigari e bind edhe Melikenë se Gylsymi nuk duhet të falet, pasi nga ajo mund të pritet çdo gjë e fríkshme.