Rejhani shkon pranë Emirit për të kërkuar nga ai një kópje të kártës së saj të kreditit, që t’a përdorë edhe Gylsymi. Ende pa thënë ai asgjë, Rejhani vazhdon e flet duke thënë se Gylsymi është aq e ndrojtur saqë nuk pranon kurrsesi të shpenzojë paratë e saj. Emiri që ka në mendje pamjen e Gylsymit me psònisjen e rrobave të shtrenjta vetëm një ditë më parë, e ka rrëfimin në majë të gjuhës por duke mos dashur t’a réndojë Rejhanin, nuk i tregon gjë dhe i premton se do e rregullojë kártën që ajo kërkon.
Vetëm pak çaste më vonë, rastësisht, Rejhani dëgjon Emirin duke biseduar në telefon me shokun e tij të ngushtë, Zaferin, të cilit i thotë me bindje se hàjduti në shtëpinë e tyre, është Gylsymi. Rejhani trónditet e tëra, po aq sa Emiri kur e shikon. Menjëherë ai mbyll telefonatën dhe për t’a sqaruar Rejhanin që nuk po shpíf për personin që pándehin të jetë motra e saj, ai e ul para kompjuterit ku Gylsymi ka bërë kërkimet për çmimin e orës. Gylsymi ndërkohë, po e dëgjon gjithë bisedën e tyre.
Emiri fut dyshìme të lehta në kokën e Rejhanit kur i tregon për psònisjen e tepërt që ajo ka bërë veçse një ditë më parë. Për t’u sqaruar dhe për të mësuar se si qëndron e vërteta, Rejhani shkon të bisedojë me Gylsymin por para se Gylsymi të thotë ndonjë fjalë, ajo i shpreh entuziasëm të madh duke i thënë se ka blerë shumë rroba që i ëndërronte prej kohësh. Gylsymi génjen duke thënë se paratë i mori nga një shoqe që i ktheu një bórxh të hershëm dhe Rejhani e beson tótalisht, aq sa edhe lehtësohet, duke u bindur se ajo nuk është hàjdute.
Me atë fytyrë të lumtur, Rejhani kthehet pranë Emirit por Emiri, ndryshe prej saj, nuk e beson më Gylsymin. Sakaq, në anën tjetër, Narini nuk heq dorë lehtë nga Kemali. Ajo i shkon nga pas edhe në kompani, ku i flet, i pranon gàbimin që ka bërë dhe ngulmon se është penduar shumë por Kemali vijon të qëndrojë në heshtje. Rrjedhimisht, Narini nuk pranon të lodhet më tepër, ndaj dhe largohet. Largimin e saj e ndjèk me sy edhe Erhani që lumturohet pafund dhe pret momentin që Kemali të shikojë fotografinë e tyre.