Për familjen time/ Kadiri i shpëton jetën Arifit

Kadiri nuk e lë dot Emelin në jetímore, ndaj i shkon pranë, e përqafon me lòt në sy dhe ato lòt nuk i thahen as kur mbërrijnë në shtëpinë e tyre, ku Kadiri i tregon Ismetit se çfarë bëri. Fjalët e Kadirit bien si bómbé mbi Ismetin, të cilit i flet ndërgjegjia dhe vendos t’i tregojë atij të vërtetën por para se t’a bëjë, i duhet të flasë me kolegun e tij bashkëpunëtor. Gjatë asaj kohe, Kadiri lë mënjanë krenarinë dhe i del përpara Akifit për t’i kërkuar punën që njëherë i ofroi. Akifi i gëzohet asaj kërkesë.

Ai, jo vetëm që pranon por i jep edhe bursë Omerit e Asijes, që të studiojnë në shkollën e tij private, në një kolegj me shumë prestigj. I lumtur dhe falenderues, Kadiri largohet prej tij. Vetëm pak minuta më vonë, ai merr një telefonatë nga Ismeti që i kërkon të takohen në kantierin e ndërtimit ku ai punon. Kolegu i Kadirit nuk është aspak dakord ndaj mendon t’a shfrytëzojë situatën duke kércénuar me mesazh Akifin për t’i marrë para por Akifi e gjen se ku është ai dhe e dhùnon si mos më kèq, përveçse e bën të rrëfejë çdo gjë.

Në të njëjtën kohë, edhe Kadiri i drejtohet kantierit të ndërtimit, edhe Akifi që pándeh të ndalojë Ismetin. Kadiri mbërrin në kantier në momentin që Akifi bie nga i njëjti kat që ka rënë edhe babai i Kadirit, Veliu. Nga lart, Ismeti që e hòdhi Akifin, i kërkon Kadirit që t’a lërë aty të vdèsë por Kadiri nuk e bën dot dhe me nxitim thërret një ambùlancë. Kur ndodhet në spítal, ai lajmëron edhe Melisën, vajzën e Akifit. Ajo, sëbashku me nënën dhe vëllanë shkon në spítal me shpejtësinë më të madhe mbërrijnë në spítal.

Doruku e pándeh Kadirin si fàjtorin e asaj situate dhe i vërsùlet, ndërsa pòlìci që kanë pranë, u tregon se Kadiri është héroi, personi që ia shpëtoi jetën Akifit. Ky i fundit vjen në vete shumë shpejt sepse démtimet e tij nuk janë aq të mëdha. Ai shpreh falenderim të madh për Kadirin, duke i thënë se i ka bòrxh një jetë. Sakaq, krahu i djathtë i Akifit, Ereni, vepron pa humbur kohë. Ai sëbashku me disa të tjerë dhùnojnë Ismetin dhe ia thyèjnë telefonin, ndërsa Ismeti thërret motrën e tij Shengylin për ndihmë, të cilës edhe i tregon gjithçka mbi vràsjèn e Veliut, babait të Kadirit.