Gylsymi qëndron përpara Rejhanit dhe Emirit, duke u thënë se nuk është zhvàtëse parash dhe do ua kthejë paratë që ai pagoi për të, por për momentin ka vetëm 5 lìra në dorë, të cilat ia lë Rejhanit në dorë. Kjo e fundit, mes lòtësh përpiqet t’a bindë se duhet t’i japë një mundësi marrëdhënies së tyre, por më kot, Gylsymi nuk pranon, duke thënë se ato janë shumë të ndryshme, veçanërisht në standartin e jetës. Para se të largohet, Gylsymi merr një telefonatë nga personat që i bàstisën shtëpinë.
Duke i theksuar se asgjë nuk ka mbaruar me aq, ato i tregojnë se ia kanë vënë flàkën shtëpisë së saj. Rejhani merr shkas nga ajo fatkèqësi dhe arrin t’a bindë atë që për pak ditë, të qëndrojë në shtëpinë e tyre. I pari dhe i vetmi person që i del kùndër, është Xhavidana, e cila fillimisht e akùzon se ua ka ndòtur shtëpinë me aromën e saj të rèndë, më pas e akùzon se po i màshtron pasi i làkmon ajo pasuri. E lènduar, Gylsymi merr të largohet, por Rejhani e ndalon largimin e saj, duke i theksuar edhe Gylsymit edhe Xhavidanës se ajo shtëpi është edhe e saj.
E xhìndosur, Xhavidana i shkon pranë të birit, të cilin tenton t’a bindë që t’a largojnë Gylsymin, të cilën e quan “zhvàtëse”, por Emiri thotë me gojën plot se ajo do qëndrojë aty dhe se për të qëndruar, e kanë bindur me shumë vèshtirësi. Në kohën që ato flasin, Gylsymin e shoqëron edhe Zejnebi me Sunën, që shprehin lumturi të madhe për ardhjen e saj dhe ribashkimin me Rejhanin. Paralèlisht, në anën tjetër ndodhet Ajnuri, shoqja e Narinit që dètyrimisht iu bind Erhanit dhe i tregoi Kemalit disa të fshèhta të së shkuarës së Narinit.
E mèrzitur për gjendjen në të cilën ka rènë, ajo e telefonon Erhanin për t’i thënë përfundimisht se asnjëherë më nuk do bëjë diçka për qëllimet e mendjes së tij, të cilën e quan “të sëmùrë”. Çaste më vonë, Narini vjen në shtëpi dhe vëren Kemalin që dukshëm dallon se po mban qëndrim. Ajo përpiqet të flasë me të por ai e shmang me jùstifikimin e punës, derisa me atë jùstifikim del fare nga shtëpia. Narinit i ngelet mendja tek ai dhe kur ora shënon shumë vonë, ajo e telefonon, por Kemali zgjedh të mos i përgjigjet.