PREMTIMI/ Rejhani pret një fëmijë nga Emiri

Narini nuk arrin të largohet që aty pa u vënë re. Atë e kèrcènojnë me àrmè në kokë dhe e marrin në të njëjtin vend me Erhanin, ku edhe atë e lìdhin. Narini i trèmbet vdèkjes dhe qàn me lòt në sy, ndërkohë që dëgjon Erhanin që pa ndalim shpìf e thotë se vràsèsja e djalit të Xhaferit është ajo, Narini. Por Narini nuk është e vetme. Shoqja e saj nga Azèrbàjxhani, që është në dijeni të situatës, ka mësuar se në Stamboll ka ardhur djali i vogël i Xhaferit, Temuri. Ajo është e bindur që ardhja tij është vetëm për arsye hàkmarrjeje.

Ajo e ka telefonuar Narinin dhe për shkak se nuk ka marrë asnjë përgjigje mbrapsht, i drejtohet Kemalit, të cilit i shpjegon situatën dhe i kërkon ndihmë për të gjetur Narinin. Pa hezituar për asnjë çast, Kemali nis kërkimet për Narinin, duke filluar nga zyra e saj në spìtal, ku pàndeh të gjejë ndonjë shenjë apo të marrë ndonjë informacion nga koleget, se ku ka shkuar Narini për herë të fundit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, e entuziasmuar pafund nga idea se mund të jetë shtatzènë.

Derisa të kryejnë anàlizat e duhura në spìtal, Rejhani kërkon nga Melikeja që Emirit të mos i thonë asgjë, as alùdimin që kanë, pasi ai mund të entuziasmohet ende më shumë dhe ndoshta do jetë i kòtë ai entuziasëm. Ndonëse Emirit ia fshèhin, ato nuk e fshèhin dot nga Nigari, pasi ajo i shikon duke pëshpëritur dhe mëse të lumtura. Nigari i gëzohet atij alùdimi po aq sa Melikeja me Rejhanin dhe pas daljes së tyre nga shtëpia për në spìtal, Nigarin e tràdhton fytyra e saj dhe e tregon para Gylsymit se çfarë po ndodh.

Gylsymi, do gëzohet dyfish; ajo gëzohet edhe për lumturinë e Rejhanit, edhe për trìshtimin që do ketë Xhavidana, ndaj nuk pret aspak por sapo e gjen të vetme Xhavidanën, ajo e përgëzon, duke i thënë se po bëhet gjyshe për herë të parë, gjë që do ia shèmbë botën mbi kokë asaj. Paralèlisht, Melikeja me Rejhanin nuk i shpëtojnë dot Emirit që ngulmon se do i shoqërojë ai për në spìtal ku mendon se do kryejnë kontrolle rutinë. Alùdimi i Melikesë rezulton i saktë sepse anàlizat e shpejta tregojnë se Rejhani po rrit fëmijë brenda vetes.