Për familjen time/ Omeri mëson historinë e vërtetë të bràktisjes së tij

Omeri vendos të shkojë pranë Suzanës, që të mësojë gjithçka në lidhje me të, se përse është bràktisur dhe si ka përfunduar i birësuar. Një më një, Suzana ia tregon të gjitha, si dhe faktin që babai i saj e ka génjyer duke i thënë se nuk e ka lënë në rrugë por pranë një familjeje. I lénduar që është fëmijë i një màshtrimi, sepse Suzana është màshtruar nga i dashuri që e ka bràktisur kur ka mësuar se është shtatzènë, Omeri largohet nga zyra, me lòt në sy. Suzana lë mënjanë dhímbjen e asaj situate dhe fokusohet tek Akifi.

Ajo i dërgon mesazh ku i thotë se nuk i hiqet dot nga mendja as aroma dhe as përqafimi i tij dhe gjòja për këtë, e urrèn. Akifi i përgjigjet menjëherë, ndonëse në krah ka Nebahatin. Menjëherë të nesërmen, Suzana cakton takim me të në një hotel, duke u nèveritur ende më shumë nga ai që vazhdon të luajë me dy porta. Ndërkohë, vajza e saj Harika, merr veçmas Omerin, për t’a urdhëruar që të largohet nga shkolla, pasi nuk do të përballet çdo ditë me shikimet e të gjithëve që e dinë se ato janë vëlla e motër.

Omeri ia shùan këtë ëndërr duke i kujtuar se aty studion me bùrsë ndaj Harika e bind të ndërrojë së paku klasën. Për këtë, Omeri shkon pranë drejtorit pasi as ai vetë nuk duron dot të jetë aq pranë ngácmimeve të Harikës, por drejtori nuk pranon. Ai është në dijeni të situatës dhe për t’i afruar fëmijët, ai jo vetëm që nuk ua ndan klasat, por i ul në të njëjtën bankë. Sakaq, në anën tjetër, Doruku nuk heq dorë nga dashuria tij për Asijen por edhe nuk i beson pafàjësisë së Selimit ndaj saj.

Prandaj, ai hedh një hap të madh, duke kërkuar të punojë si pjatalarës tek lokali i Selimit, ndonëse ka një pasuri të tërë për të gëzuar. Këtë e bën që Asija të mos qëndrojë vetëm me Selimin, por para Selimit i thotë se ka nevojë për para sepse gjòja ka debàtuar me të atin dhe ai ia ka marrë çdo kàrtë shpenzimesh. Për pasuri do flasë edhe dikush tjetër. Ai person është Shengyli, e cila i del përpara Suzanës për t’i treguar se është informuar profesionalisht nga një avòkat dhe do ia marrë gjithë pasurinë që i takon Omerit.