Talazi nuk heq dorë nga Xhavidana derisa sigurohet se ajo është gjallë dhe zgjohet por sapo zgjohet, ajo e mbush me akuza të padrejta. Sado që ia shpjegon se nuk ia ka bërë ai kurthin, ajo nuk e beson, ndaj ai e braktis në mes të baltës.
Ndërkohë, nusja saj Rejhani, gjen hapësirën e duhur për të qarë para Melikesë, duke i treguar gjithçka që i kanë thënë doktorët. Ndonëse pikëllohet për vete, Melikeja i jep shpresë duke i sugjeruar që t’i ribëjnë analizat për siguri.
Rejhani i gëzohet asaj ideje dhe pa i thënë asgjë Emirit, shkojnë me nxitim në spital dhe kërkojnë t’i bëjnë nga e para të gjitha analizat, duke theksuar Rejhani se ajo ndihet shumë mirë dhe fare si e sëmurë.
Për shkak të insistimit të Rejhanit, doktoresha pranon. Sakaq, shoqja saj Narini merr një telefonatë nga Shehrija, që e mërzit shumë. Ajo i kërkon me patjetër të mos e lërë Kemalin vetëm me dadon e re sepse dadoja re po interesohet më shumë për Kemalin sesa për Masallin që ka problemin.