AMANETI/Jamani fsheh atë që Nana kërkon

Koraji fshehurazi mbyll kredinë e Aishes dhe nuk i tregon asgjë por e lë bankën të veprojë me mesazh, që të duket ende më hero. Ajo e falenderon pafund por e pranon atë nder vetëm duke e konsideruar si borxh.

Të nesërmen në punë, ajo vijon të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Feritit ndërsa ai i premton se do ia vërtetojë se është i pafajshëm. Brenda ditës, ai mban fjalën e tij dhe e ballafaqon Aishen me vajzën që e futi në kurth, e cila e pranon fajin.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, që çuditet nga ardhja e Nanës me tesbihet në duar. Ajo i ka mbledhur gurët dhe e ka rregulluar por i mungon një gur, të cilin Jamani e fsheh në dorën e tij dhe nuk i tregon asgjë.

Çaste më vonë, ato dalin nga shtëpia për të dërguar në shkollë Jusufin dhe nga xhelozia që i shtojnë Ajnurit, ajo i tregon hallës së Jamanit gjithë historinë se përse është futur në atë shtëpi Nana. Halla i bën të qartë se e ka kuptuar qëllimin e saj si dhe që nuk arrin dot t’a nxisë kundër një personi, më kot.