Jonxha ndodhet në vendin e saj të punës kur shikon dhe rishikon videon që ka bërë në dhomën e Kemalit dhe Narinit, ku qartazi Narini thotë se nuk janë të martuar prej vërteti, ndërsa Kemali shpreh dashurinë për të, pasi ajo largohet nga dhoma. Edhe pse është fakt i madh që ato nuk janë të martuar prej vërteti, Jonxha nuk e lejon veten të bëjë të njëjtin gàbim e të shpresojë për një person që është i dashuruar pas dikujt tjetër. Në ato momente, Kemali po bisedon me motrën e tij, pikërisht për Narinin.
Ai është i shqètësuar që ajo nuk po del fare nga dhoma dhe shkon t’a kòntrollojë, por Narini vijon t’i qëndrojë vendimit për të mos folur. Vetëm pak çaste më vonë, Narini merr një mesazh nga Erhani. Ai i kërkon të takohen, duke iu betuar se mes tyre ka shumë gjëra të pathëna. Narini shkon në takim por vetëm për t’i thënë atij se nuk duhet të marrë më kurrë guximin për t’a telefonuar apo për t’i dërguar mesazh, sepse nuk do t’a dëgjojë më pasi është zhdùkur për vite të tëra me rradhë.
Erhani, para se Narini të kthejë shpinën e të largohet, hap bluzën, tregon me gisht plàgën që ka në gjòks dhe me gojën plot thotë se ajo është arsyeja që nuk i ka shkuar dot pranë prej kaq shumë kohësh. Sakaq, në ato momente, Xhavidana po ngulmon para Sunës që ajo të flasë e t’i tregojë kush ishte miku që e vizitoi herët në mëngjes. Suna bindet dhe i tregon se ai është Taxhi por vetëm emri tij, shkakton mjaftueshëm irrítim tek Xhavidana, që thotë çdo fjalë të kèqe të mundshme, për djaloshin që e ndihmoi Sunën të arràtisej nga klínika.
Sado që Suna ngulmon duke iu betuar se ajo e ka dètyruar t’a ndihmojë duke i thënë se gjithsesi do arràtisej vetë, Xhavidana nuk qetësohet aspak dhe ia ndàlon të takohet më me të. Ndërkohë, në shtëpinë e tyre do trokasë profesor Ademi. Emiri xhíndoset i tëri kur e shikon sërish në shtëpinë e tij dhe irónikisht e pyet nëse lodhet duke u angazhuar kaq shumë pas studentëve tij, edhe jashtë orareve në shkollë, por para se të flasë Ademi, përgjigjet Rejhani, duke treguar se ai ka ardhur të takojë Hikmetin, jo atë.