Rejhani qëndron përballë Sunës duke bërë çdo përpjekje që ajo të kthehet në gjirin e familjes. Për t’a bindur, ajo i tregon se për të, ka aq shumë rëndësi, saqë e ka vendosur në vendin e motrës që ka humbur. Suna nuk ka qenë aspak në dijeni të faktit që Rejhani ka pasur një motër apo që e ka humbur më pas atë. E emocionuar nga deklarata Rejhanit për të, Suna pranon të rikthehet në shtëpi. Por ndërkohë, Rejhani kërkon të bëjë përgatitje të mëdha për të, ndaj Suna sugjeron të kthehet me Taxhin, disa orë më vonë.
Gjatë asaj kohe, Rejhani shkon në shtëpi dhe i jep làjmin e madh Emirit, i cili lumturohet pafund, si dhe vendosin t’a mbajnë të fshèhtë nga të tjerët, që të jetë një surprizë sa më e paharrueshme. Rejhani përvesh mëngët, përgatit dhomën e Sunës, gatuan e bën çdo gjë tjetër të nevojshme. Në anën tjetër ndodhet shoqja e saj Narini, mëse e mèrzitur që ditëve të saj në atë shtëpi po i vjen fundi. Ajo po qëndron në heshtje, kur merr një telefonatë nga Rejhani. Kjo e fundit, e fton në shtëpinë e saj në mbrëmje, bashkë me Kemalin.
Rejhani nuk u tregon arsyen përse janë të ftuar por thotë se do jetë surprizë për të gjithë. E entuziasmuar, Narini dhe Kemali përgatiten për darkim por sapo mbetet vetëm në dhomë, Kemali merr një telefonatë, ku avòkati i tregon se e kanë të sigurtë kùjdestarinë e Masallit në seancën gjýqësore të rradhës. Rrjedhimisht, atij nuk i nevojitet të qëndrojë më i martuar me Narinin. Kùjdestaria e Masallit e gëzon po aq sa e trìshton edhe ideja e largimit të Narinit, që menjëherë ia zbèh buzëqeshjen e fytyrës.
Ai mendon t’ia thotë Narinit se çfarë làjmi mori në atë moment, por Narini i afrohet për t’ia rregulluar kravatën dhe ai heq dorë. Sakaq, Emiri shkèput për pak Rejhanin nga punët që ajo po bën në shtëpi dhe e merr për dore deri në bahçe, ku e argëton në shilarëse dhe e përqafon, pa e vënë re se nga larg po i vëzhgon Xhemreja. Urrèjtja e Xhemresë shtohet aq shumë saqë ajo arrin të planifikojë dhe të realizojë gràbitjen e makinës së Taxhit, në të cilën ndodhet Suna. Taxhi u del përpara për t’a ndaluar por bàrbàrisht ajo e përplàs me makinë dhe largohet.