Narini rikthehet në shtëpi me Ojën, Masallin dhe Shehrijen, për të gjetur në shtëpi ende Pelinin pranë Kemalit. Tanimë, ky i fundit, i kërkon Narinit që të ecin me rregullat që mendon Pelini se do jenë më efikase.
Fjalët dhe vendimi i Kemalit vetëm sa e bën Narinin ende më shumë xheloze por ajo nuk reagon. Pak më vonë, do reagojë Kemali kundrejt motrës së tij, Ojës, lojën e të cilës e ka kuptuar ndaj dhe i kërkon të mos e përsërisë më.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani, të cilës Emiri po i ulëret nga frika se ajo do rrezikojë veten dhe mund t’a humbasë. E gjithë pjesa tjetër e familjes e dëgjon dhe përfshihet e shokuar. Ajo që e kupton më shumë, është Nigari.
Ajo i tregon Rejhanit se çfarë ka përjetuar kur ka humbur fëmijën por insiston se jeta e nënës ka më rëndësi. I vetmi person që i sugjeron t’a lindë fëmijën, është Xhavidana, dhe kjo e çmënd të birin e saj, Emirin.