Rejhani dhe Emiri shpëtojnë shëndoshë e mirë pa u aksidentuar por ky i fundit, shpreh shqetësim dhe frikë të madhe më shumë për Rejhanin sesa për foshnjën që ajo mban brenda vetes dhe kjo gjë, e bën Rejhanin të ndihet në faj.
Ajo e dëgjon edhe në shtëpi Emirin tek i tregon Melikesë se për një çast, çdo gjë iu shua dhe e vetmja gjë që kishte në mendje, ishte Rejhani, shëndeti dhe jeta saj. Ato fjalë do e emocionojnë edhe Melikenë, që e di të vërtetën e Rejhanit.
Mëngjesin e të nesërmes, kur Rejhani shkon të vizitojë Hikmetin, ajo merr një telefonatë nga doktoresha saj, që e informon se janë gadi dhe po e presin për operacionin e heqjes së fëmijës, që ajo të mos rrezikojë jetën e saj.
Sakaq, në anën tjetër, Narini vendos të lërë mënjanë të gjitha mëritë, të mirëkuptojë sjelljen e Kemalit ndaj saj si dhe të ketë primare Masallin. Si për inat të Ojës, ajo u shkon që në mëngjes për të ngrënë sëbashku.