Narini ndihet si mos më keq për Masallin, ndërkohë që fajtorja e fshehtë, Kumru, merr një falenderim nga Kemali. Ajo lumturohet shumë nga ai falenderim, derisa dëgjon që ai nuk po heq dorë nga martesa me motrën e saj, Narinin.
Të gjithë, përfshirë familjen e Hikmetit, fillojnë përgatitjet për atë mbrëmje festive. Në shtëpinë e tyre nuk pushojnë të qarat e foshnjës në mungesë të Feridesë dhe Emiri gjithashtu nuk u përgjigjet në asnjë telefonatë.
Ato nuk e dinë se Emiri dhe Ferideja po luftojnë me Reshitin për të shpëtuar jetët e tyre. Reshiti u shkon në banesë para se Ferideja të mund të shpëtojë Emirin nga pranga. Reshiti, merr Feridenë në dhomë dhe tenton t’a përdhunojë.
Nga tmerri, ajo ia mbath por ajo skenë do bëjë që Emiri të marrë mjaftueshëm forcë sa për t’u liruar. Ferideja, Reshiti dhe Emiri vrapojnë pas njëri tjetrit derisa Reshitit i rrëshqet këmba dhe bie nga një humnerë që i shkakton atij vdekjen.