PREMTIMI/Ferideja shpëton nga përdhunimi

Kumru fiton nga Kemali vetëm një falenderim, lumturia e të cilës shuhet sapo e dëgjon duke biseduar për organizimet e asaj mbrëmjeje, për martesën e tij me Narinin. Për atë mbrëmje, po përgatiten edhe në shtëpinë e Hikmetit.

Ato nevrikosen që Emiri nuk ndodhet gjëkundi dhe as Ferideja, mungesa e së cilës bën që djali i Emirit vetëm të qajë. Ferideja në ato momente, dështon për të shpëtuar Emirin nga prangat që Reshiti i ka vënë sepse ky i fundit u shkon pranë.

Ai merr Feridenë në dhomën ngjitur, ku tenton t’a përdhunojë por Ferideja ia mbath prej tij. Nga mllefi asaj që dëgjon, Emiri arrin të lirojë duart dhe vrapon pas tyre, derisa shkojnë buzë një humnere. Aty, Emiri rreh Reshitin.

Ai merr për dore Feridenë për t’u larguar ndërsa Reshiti ngrihet në këmbë, me armë në dorë. Para se t’a tërheqë këmbëzën, Reshiti i rrëshqet këmba, bie nga humnera dhe vdes në vend nga përplasjet e njëpasnjëshme.