AMANETI/Jamani shpëton Nanën nga paniku vdekjeprurës

Nana shikon fshehjen si zgjidhje të vetme për të mos dalë me kandidatin që ajo ka në shtëpi. Ajo fshihet në depo por Ajnuri e spiunon tek djaloshi, i cili menjëherë i shkon pranë Nanën. Fshehurazi, Ajnuri i kyç me çelës.

Nana në çast bëhet keq sepse klaustrofobia e bën të ndihet sikur nuk mbushet dot me frymë. Mungesa saj vërehet nga Jamani, i cili e dëgjon zërin e saj pas derës së depos dhe e shpërthen pa humbur kohë, duke e marrë atë në krahë.

Me nxitim ai e nxjerr në ballkonin e dhomës së tij, që ajo të marrë ajër të pastër. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili deklaron dashurinë e madhe për Aishen, para një vajze që i rrëfen atij se është e dashuruar në të, që nga gjimnazi.

Lumturia që Feriti i dhuron Aishes me deklaratën e tij, do shuhet nga një telefonatë që i vjen nga eprori tyre, i cili lajmëron Feritin se do largohet nga Stambolli për gjashtë muaj të plotë, për një mision policor.