AMANETI/Ajnuri mbyll Nanën në depo

Feritit dhe Aishes u del përpara një vajzë që asnjëri nuk e njeh por ajo i kujton Feritit se kanë qenë në një klasë në gjimnaz dhe gjithashtu rrëfen se që atëherë është e dashuruar pas tij. Por, Feriti i tregon se dashuron dikë tjetër.

Ai flet me pasion për dashurinë që ndjen për Aishen por nuk e përmend emrin e Aishes, sepse ajo nuk do. Vetëm pak çaste më vonë, e gjithë lumturia tyre do shuhet sepse eprori punës së tyre e cakton Feritin në një mision 6 mujor, larg Stambollit.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila fshihet në depon e shtëpisë për të mos dalë me djalin që kërkon dorën e saj. Ajnuri e shikon, spiunon vendin ku ndodhet Nana dhe sapo djaloshi futet brenda, ajo tinëzisht i mbyll brenda në çelës.

Nana menjëherë bëhet keq, duke menduar se do vdesë nga mungesa e ajrit. Brenda pak minutash, Jamani mëson çfarë po ndodh, shpërthen derën dhe merr në krahë Nanën, për t’a nxjerrë në ajër të pastër.