Emiri arrin të takohet me Rejhanin në takimet e hapura të asaj dite, kur Rejhani mendoi që ai nuk kishte gjetur kohë për të. Në takim, ai vazhdimisht e pyet nëse është mirë apo jo, nëse ka nevojë t’i ndërrohet qèlia apo diçka tjetër. Rejhani i hedh pas shpine të gjitha pròblemet e rrèzikshme me Nebahatin, nuk i tregon asgjë për të, por i tregon për vajzën që ka rënë në bùrg sepse ka vjèdhur ilàçe dhe nëna e saj është ende në nevojë të madhe të një operimi e të shumë ilàçeve. Pas një bisede që përfundon shkurt, vizita mbaron.
Gjatë asaj kohe, Nebahati është rikthyer në qèli, më e nèvrikosur se më parë dhe kësaj rradhe, i ka mbledhur të gjitha para vetes, duke iu betuar se mbrojtja nga Rejhani ka marrë fund dhe tani do e pèsojë edhe ajo. Me një copë druri të trashë që mban në duar, Nebahati i drejtohet Rejhanit për t’a gòditur, sapo ajo rikthehet në qèli por Rejhanit i del në mbrojtje vajza e sëmùrë. Nebahati tenton t’ia kthejë asaj por menjëherë bëhen bashkë të gjithë femrat e qèlisë dhe Nebahati nuk u bën dot ballë të gjithave kur janë të bashkuara.
Gàrdianja vëren se diçka po ndodh në atë qèli dhe duke qenë e bindur se pròblemi është Nebahati, e merr atë dhe e dërgon në qèlinë ku ka qenë më përpara, aty ku ka të bùrgosura më të forta se ajo, të cilave Nebahati ua ka frìkën. Brenda pak çastesh, në qèli do vijë një letër për vajzën e sëmùrë. Letra që i vjen nga një i afërm, e informon se Emir Tarhuni ka marrë përsipër çdo shpenzim për nënën e saj të sëmùrë dhe duke u ndjerë më falenderuese se kurrë më parë, ajo e përqafon Rejhanin dhe thotë se ia ka jetën bòrxh.
Sakaq, në shtëpinë e Emirit do vazhdojnë tòrturat e Xhavidanës kùndrejt Hikmetit të paralìzuar. Gylsymi e shikon që nga dera dhe tmèrrohet, aq sa tenton t’a shpëtojë Hikmetin nga duart e Xhavidanës, por nuk ia del dot. Ndërkohë në anën tjetër ndodhet Oja. Ajo është bindur se nuk do ia dalë me vëllanë e saj Kemalin, të cilin e shikon si zemërgùr, prandaj bën valixhen gadi për t’u larguar. Narini tenton t’a ndalojë por nuk ia del dot, ndaj i thotë Kemalit të hèdhë ai një hap, sepse Oja po pret hapin e tij që të mos largohet që aty.