Emiri vazhdon t’i tregojë Rejhanit shumë vende të Stàmbollit, me turin e tyre modest për pak orë. Ajo mahnitet nga detajet që Emiri di, nga lidhja tij me artin dhe historinë e shumë gjëra të tjera. Për më tepër, ato shkruajnë nga një letër me dëshirat e tyre dhe i hedhin në det me shishe trànsparente. Paralèlisht, e gjithë familja e Emirit është përgatitur për dasëm. Oja çuditet nga Xhavidana, që mban një buzëqeshje në fytyrë, është shumë e qetë edhe pse ato të dy po vonojnë dhe për më tepër është kuruar maksimalisht.
Ajo e kupton se diçka po ndodh sepse normalisht, Xhavidana duhet të ishte shumë e mèrzitur që po bëhet ajo dasëm, të cilës i është vënë kùndër që në fillim. Megjithatë, Oja fokusohet tek vëllai i saj Hikmeti, të cilit i thotë me buzëqeshje se kësaj rradhe, djali i tij dhe e preferuara tij Rejhani, po martohen falë një dashurie shumë të madhe. Oja nuk e di se buzëqeshja e Xhavidanës është për shkak se ka ndërhyrë në planin e Emirit për të shëtitur Rejhanin me jaht. Ajo ka telefonuar Talazin dhe në këmbim të parave, ai ka pranuar bashkëpunim.
Me paratë e Xhavidanës, Talazi ka gjetur personin e duhur që të futet në jahtin e Emirit që të krijojë një pròblem që fillimisht nuk ishte i dukshëm. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Kemali me Narinin, që mbesin pa fjalë nga Masalli që kërkon dasëm edhe për ato të dy. Narini hìqet sikur nuk e dëgjon dhe vazhdon me përgatitjet për dasëm. Teksa shikon vàrësen dhe heziton për t’a vendosur apo jo, Narini kujton të dashurin e saj që nuk jeton më dhe ndihet sikur do e tràdhtojë nëse do e vendosë atë vàrëse.
Megjithatë, në çastin e fundit ndërron mendim dhe e vendos, duke krijuar një pamje mahnitëse me fustanin e gjatë dhe vàrësen rrezëllitëse. Pasi merr komplimente nga të gjithë, Narini merr edhe làjmin e pakëndshëm se dasma është anùlluar pasi Rejhani me Emirin kanë mbetur në det me jahtin e prìshur. Ky làjm, Sunës i trànsmetohet në një formë tjetër që ajo të mos krijojë pànik por sjellja që i bëjnë asaj, e bën Sunën të irrìtohet ende më shumë duke u ndjerë si fëmijë, ndaj mëngjesin e ditës tjetër, arràtiset.