Flakët e fatit/ Tomrisi merr gòditjen e rradhës nga Çelebiu

Ryja dhe Çiçeku përqafohen shumë gjatë me njëra tjetrën, pas një takimi me emocione tepër të mëdha. Ryjasë nuk i besohet se si Çiçeku ka arritur t’a mbajë të fshèhtë diçka të tillë kaq të madhe dhe me rëndësi, por Çiçeku ia shpjegon detajisht se si ka qenë e gjithë situata që nga fillimi e gjer më tani. Në ato momente, personi që e futi në atë valle Çiçekun, Tomrisi, ndodhet në vàrrin e vajzës së saj, duke vàjtuar për herë të parë në një formë tërësisht tjetër. Pas largimit të saj që aty, Shimalin e viziton Iskenderi.

Për Iskenderin, ajo ka qenë shoqja më e ngushtë dhe më e mirë, që e kishte në vendin e motrës, prandaj qàn me dènesë për faktin që ajo nuk jeton më. Sakaq, Tomrisi që ishte aty deri më atë moment, tani kthehet në shtëpi, ku do gjejë Ryjanë që kërkon llògari nga ajo, teksa e akùzon se ia ka shkàtërruar jetën Çiçekut dhe për këtë duhet të mbajë përgjègjësi. Tomrisi nuk i pranon ato fjalë dhe mes saj e Ryjasë lind një dèbat i madh, teksa të dyja pàndehin të mbrojnë Çiçekun, e cila do i japë fund atij dèbati.

Çiçeku kërkon me ulèrimë që askush të mos flasë më në emër të saj, ndërsa Ryjasë i thotë se ka pranuar vetë të mos e bràktisë Atlasin në këtë situatë ku ndodhet. Ato e zbardhin ditën tjetër, që do jetë një ditë fatkèqe për to, pasi Çelebiu nxjerr Bylentin nga bùrgu, me kushtin e vetëm që Bylenti do jetë nèn urdhërat e Çelebiut. Ato i drejtohen menjëherë shtëpisë së Tomrisit, të cilën e shòkojnë e frìkësojnë së tepërmi, bashkë me Çiçekun. Bylenti ndodhet aty për të marrë djalin e tij, dhe e merr, ndonëse me shumë fòrcë.

Menjëherë pas largimit të tyre, Çiçeku telefonon Iskenderin për t’i thënë se nëse e do me të vërtetë Atlasin, atëherë duhet t’a marrë nga duart e Bylentit që do i sjellë vetëm lèndim në jetë. Në anën tjetër ndodhet Xhemreja që po qàn për fëmijën e saj, Gyneshin. Prònarja e punës i kërkon të qetësohet e të bindë veten se një nënë, në çfarëdo kushtesh qoftë, është e mjaftueshme për fëmijën e saj. Ndërkohë àrmìqtë e tjerë të Çelebiut, Ozani dhe Omeri po krìtikohen nga profesor Altani sepse ai mendon se làjmi kùndër Iskenderit ishte gènjeshtër.