Shehrija dhe Hëzëri nuk humbasin fare kohë për të filluar lojërat e tyre, ndërmjet të cilave shpresojnë të afrojnë Narinin me Kemalin. Ndërkohë Narini, dëgjon Pelinin që i sugjeron Kemalit metoda se si t’a shkëpusin Masallin nga ajo.
Si të mos mjaftonte, Oja vazhdimisht e thumbon ose e lë fare mënjanë, si të parëndësishme. Sakaq, shoqja saj Rejhani lëndohet pa ndalim nga Xhavidana, ndonëse në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë.
Xhavidana që ka mësuar për situatën shëndetësore të Rejhanit, hiqet si e mirë, i kërkon falje për çfarë ka kaluar dhe vazhdimisht i thotë se është e bindur që do jetë një nënë mëse perfekte. Për më tepër, Emiri i sjell surprizë Hasanin.
Emocionet e rënduara të asaj dite, do shkarkohen tek Rejhani sapo ajo të shtrihet për të fjetur. Atë e zë paniku dhe mendon se fëmija që ka brenda vetes i ka vdekur ndaj nxitojnë për në spital, ku dhe mësojnë se fëmija është shëndoshë e mirë.