Narini ndodhet në makinë, brenda në taksinë që po e dërgon në aeroport por diçka brenda saj nuk është bindur ende se duhet të largohet. Gjatë gjithë rrugës mendon Kemalin dhe nga sytë i rrjedhin lòt, ndërsa Kemali në ato momente, vetëm imagjinon sikur Narini u kthye dhe ato pranuan para njëri tjetrit dashurinë e madhe që ndjejnë. Në të vërtetë, Narini kthehet, por jo aty ku ndodhet Kemali, sepse atë natë, ai vendos të flejë në kompani, duke mos e duruar dot shtëpinë pa Narinin.
Kthimin e Narinit, e mëson e para Shehrija, fare rastësisht kur po futej në dhomën e tyre për të pastruar. Ajo e shikon aty duke fjetur por nuk e lëviz nga vendi. Làjmin ia përcjell edhe Ojës, me të cilën mendojnë që të dalin nga shtëpia për t’a lënë të vetme Narinin me Kemalin kur të kthehet. Kështu, Narini zgjohet dhe e gjen veten të vetme në shtëpi. Menjëherë, ajo gatuan për Kemalin mëngjesin e tij të preferuar por kur vjen Kemali në shtëpi, ai shikon vetëm tavolinën e përgatitur, jo Narinin.
Narini në ato momente ndodhej në tùalet dhe për shkak të situatave të paqëllimshme, ato nuk takohen me njëri tjetrin. Të ndodhur në të njëjtën shtëpi por pa e ditur, Kemali i dërgon mesazh Narinit për t’a pyetur nëse mbërriti në Berlin dhe Narini përgjigjet me “po” duke dashur t’ia bëjë ende më shumë surprizë rikthimin e saj. Në anën tjetër ndodhet Xhavidana, një ndër personat e paktë që Kemali nuk hòneps aspak. Ajo përgjòn një bisedë mes Nigarit dhe Seferit, nga ku mëson diçka me shumë rëndësi.
Xhavidana mëson se unazën ia ka vjèdhur Nigari pak javë më parë, se Rejhani e ka marrë vesh dhe e ka falur Nigarin. Për t’a kthyer këtë në një dràmë më të madhe dhe me dème kolosale, Xhavidana bën planet e reja me Gylsymin, në dhomën e Hikmetit. Sipas planit, Gylsymi do fshèhë në dhomën e saj një vàrëse me vlera të mëdha materiale dhe shpirtërore, që i përkiste dikur nënës së Hikmetit. Xhavidana do përhapë pànikun se dikush e ka vjèdhur dhe rrjedhimisht Rejhani do fàjësojë Nigarin, kështu Rejhani edhe do gàbojë me Nigarin, edhe do zbulohet që ajo ka mbuluar një vjèdhje.