PREMTIMI/ Narini ndryshon planet e saj

Narini ndodhet brenda në makinë, në taksi, kur kupton se ajo nuk e përballon dot ikjen nga Kemali dhe jeta që ka krijuar prej pak kohësh me të. Ajo vendos të mos largohet dhe vendimin e saj ia komunikon me mesazh Erhanit, i cili përplàs çdo gjë që ka rreth e rrotull kur e lexon atë mesazh. Narini kthehet në shtëpi, në dhomën e saj, pa e ditur se Kemali ka vendosur ta kalojë natën në kompani, duke mos e pranuar as ai ikjen e saj. Vetëm mëngjesin e të nesërmes, dikush e mëson se ajo është kthyer.

Personi i parë është Shehrija, e cila futet në dhomë për të pastruar dhe mbetet gojëhapur kur e shikon aty. Nga gëzimi madh, ajo nuk e zgjon fare Narinin por nxiton për tek Oja, që t’i japë asaj làjmin e bukur. Ashtu si Shehrija, edhe Oja gëzohet po aq shumë. Sakaq, Narini zgjohet por nuk gjen njeri në shtëpi. Ajo shkon në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin e preferuar të Kemalit por kur vjen ai, ajo është në tùalet dhe ndonëse ai çuditet nga tavolina shtruar, sërish nuk e mendon opsionin që ajo të ketë ardhur.

Për më tepër, ai i dërgon mesazh Narinit për t’a pyetur nëse mbërritur dhe ngaqë Narini dëshiron të mbesë surprizë për të, i thotë që mbërriti në Berlin. Në anën tjetër, ndodhet një nga àrmìqtë e paktë të Kemalit. Ajo është Xhavidana, lìgësitë e të cilës vazhdojnë, edhe pse ajo ia arriti qëllimit që të qëndrojë në shtëpi e të mos shkojë në fermë. Kësaj rradhe, ajo dëgjon një bisedë mes Nigarit dhe bashkëshortit të saj, Seferit, nga të cilët mëson se unazën e saj e ka vjèdhur Nigari, Rejhani e ka mësuar dhe e ka falur.

Menjëherë në mendje i vjen një plan dhe atë plan e organizon bashkë me Gylsymin, në dhomën e Hikmetit, përpara tij. Sipas planit, Gylsymi do fshèhë në dhomën e saj një vàrëse me shumë vlerë materiale dhe shpirtërore, që i përkiste dikur nënës së Hikmetit. Për humbjen e asaj vàrëse, Xhavidana beson se Rejhani do vërë fàjtore Nigarin dhe kështu do shpëtojë edhe nga Nigari, edhe nga Rejhani që do gjýkohet për një vjèdhje që ka mbuluar. Frìka e vetme që Gylsymi ka, është që planet po i bëjnë në prezencë të Hikmetit por Xhavidana është e bindur që ai kurrë nuk do rikthehet në normalitet, ndaj nuk po rrezìkojnë.