PREMTIMI/ Xhavidana planifikon arrèstimin e Rejhanit

Nigari është rikthyer në shtëpi me një përùlje më të madhe se përpara, por vetëm para Rejhanit. Sjellja e saj ndaj Rejhanit e bën xhelòze Xhavidanën ndërsa Nigari me Rejhanin bëjnë pakt që të hèdhin pas shpine çdo gjë që ka ndodhur, duke mos e përmendur më. Për atë që ka ndodhur, bashkëshorti i Nigarit, Seferi, ndihet si mos më kèq. Ai është i vetdijshëm se sa shumë ka gàbuar dhe kërkon me patjetër faljen e saj, prandaj, përdor kursimet e tij që t’i blejë një pallto të shtrenjtë që Nigari e ka pëlqyer shumë por nuk e kanë marrë sepse nuk i kishin paratë.

Edhe pse Nigari gëzohet shumë, ajo sërish e sjell bisedën tek Rejhani, se si ishte i vetmi person që i qëndroi nga pas edhe kur u mësua se ajo kishte vjèdhur unazën e Xhavidanës. Kjo e fundit, e dëgjon Nigarin tek thotë për Rejhanin se ajo është zonjë mbi zonjat, ashtu siç duhet të jetë dikush që mban drejtimin e një shtëpie. Fjalët e saj dhe afeksioni i Emirit ndaj saj, bëjnë që Xhavidana të mbushet aq shumë me mllèf, saqë vendos të luajë në ujëra më të rrezìkshëm, duke planifikuar bùrgosjen e Rejhanit.

Planin e ndan fillimisht me Gylsymin, që refuzon të marrë pjesë por Xhavidana i premton një hyrje apartamenti dhe llogari bankàre të mbushur plot e përplot, ndaj Gylsymi pranon. Pas dakordësisë që merr nga Gylsymi, Xhavidana takohet me Talazin, sepse edhe me të do e realizojë planin që ka. Në anën tjetër ndodhet Narini. Ajo merr dy mesazhe të njëpasnjëshme në celularin e saj, nga dy persona të ndryshëm por të dy mesazhe shumë të rëndësishme. Erhani është i pari, i cili i shkruan se ka vendosur të mos insistojë më tek ajo.

Ai premton se do dalë nga jeta saj dhe madje do largohet fare që aty. Atij mesazhi nuk i përgjigjet fare ndërsa mesazhit të Kemalit që i kërkon të përgatitet për një surprizë, ajo i përgjigjet me vepra dhe shumë shpejt përgatitet e shkon pranë tij. Narini pàndeh se Kemali po e fton në një drekim, por jo. Kemali ka një surprizë shumë më të madhe. Sëbashku por pa i thënë asgjë gjatë rrugës, ato mbërrijnë në spìtal. Kemali e fton të futet në një zyrë të atij spìtali dhe i ofron uniformën e dòktorit, duke e përlòtur teksa i tregon se i ka siguruar punën si dòktoreshë.