PREMTIMI/ Kemali i bën surprizën më të madhe Narinit

Erhani i dërgon një mesazh Narinit në momentin që ajo ndodhet në shtëpi. Në atë mesazh, Erhani shkruan se nuk do e bèzdisë më, se do i dalë nga jeta njëherë e përgjithmonë dhe se shumë shpejt do largohet fare edhe nga vendi. Narini nuk i përgjigjet fare atij mesazhi sepse merr një tjetër mesazh, nga Kemali kësaj rradhe. Kemali i kërkon të bëhet gadi, për një surprizë që ka përgatitur për të dhe këtë lajm kaq të veçantë, Narini e ndan edhe me Shehrijen e Ojën, që gëzohen shumë për ato të dy.

Oja e ndihmon të përgatitet sa më shpejt dhe sa më bukur dhe të treja pàndehin se do jetë ndonjë drekim romantik. Narini nxiton për tek Kemali, por çuditet kur ai e fton të dalin jashtë restorantit, të mos qëndrojnë aty. Sëbashku shkojnë deri në spìtal, ku Narini frìkësohet duke menduar se mos djaloshi që kanë sjellë mbrëmjen e kaluar, ka hùmbur jetën. Kemali nuk i përgjigjet fare, derisa e fut brenda një dhome, që është zyrë dòktori dhe në mënyrën më të paprìtur, i jep asaj uniformën e dòktorit.

Kemali i ka siguruar vendin e punës në fushën që ajo ka pasion, talent dhe diplomë, gjë që Narinin e përlòt, aq sa e bën falenderuese. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Nigari. Ajo e bën xhelòze Xhavidanën kur i tregon se po i dërgon Rejhanit një kafe, edhe pse Rejhani nuk i ka kërkuar gjë. Në një bisedë të shkurtër në këmbë, Rejhani dhe Nigari lënë mënjanë njëherë e mirë gjithçka që ka ndodhur mes tyre, duke pranuar secila gàbimet që ka pasur. Kur Nigari rikthehet në kuzhinë, ajo përballet me një surprizë.

Nigarin do e surprizojë Seferi, i cili ka grumbulluar para për t’i blerë asaj pallton e preferuar, vetëm që Nigari t’a falë që nuk e besoi në një çështje aq të rëndë. Duke biseduar me të, Nigari i përmend edhe atij Rejhanin, se si ajo ishte e vetmja që i qëndroi nga pas dhe për të, thotë se është pikërisht siç duhet të jetë një zonjë shtëpie. Xhavidana  e dëgjon dhe bëhet ende më shumë xhelòze, derisa arrin kulmin kur shikon se si djali i saj e përqafon aq gjatë Rejhanin. E vendosur që t’a hèqë qafe Rejhanin, Xhavidana vendos t’i bëjë kùrth që t’a çojë në bùrg.