Për familjen time/ Mehmeti plàgos Kadirin

Përveç fëmijëve që përjàshtohen nga shkolla, edhe babai i dy prej tyre, Orhani, hiqet nga vendi i punës. Të gjithë sëbashku, të dèrrmuar e të rròpatur, kthehen në shtëpi, ku làjmi që do japin, do i bëjë të gjithë po aq kèq sa ato. Në atë moment, për herë të parë, Shengyli dhe Orhani mësojnë arsyen përse fëmijët dhe ai u hoqën nga ajo shkollë. Por Shengyli nuk rri duarkryq, sepse e di që Ajbykeja nuk ka shpìfur por ka treguar të vërtetën për Suzanën dhe Akifin. Në momentin që flasin, Akifi sërish po ngàcmon Suzanën.

Ai ndodhet në të njëjtën tavolinë me gruan e tij, Nebahatin, bashkëshortin e Suzanës, Kenin dhe disa investitorë të tjerë. Në atë drekim, do u shkojnë paprìtur edhe Shengyli me Ajbykenë, që kjo e fundit të kërkojë falje nga të gjithë, duke pranuar se gjòja ka shpìfur nga zemërìmi që ato i shkaktuan. Nebahati i merr veçmas, jashtë restorantit, ku Shengyli i përgjèrohet të vërë dorën në zemër e të mos i lënë fëmijët pa shkollë dhe Orhanin pa punë, por Nebahati nuk pranon dhe madje i ofèndon të dyja, Shengylin dhe vajzën e saj.

E zemërùar pafund, Shengyli i kthehet e vetme Nebahatit dhe i thekson se ka në dorë të ardhmen dhe repùtacionin e familjes së saj sepse Akifi është një vràsès gjàkftohtë. Nebahati tmèrrohet nga ato fjalë por Shengyli i betohet se mund t’ia vërtetojë. Pas atij drekimi, Nebahati pa i thënë njeriu, shkon pranë Shengylit, në shtëpinë e saj. Ajo shikon me sytë e saj vìdeon ku shfaqet dukshëm Akifi duke hèdhur nga ndërtesa e lartë Veliun, i cili vdìq në vend. Shengyli i thotë hapurazi se nëse Kadiri mëson çfarë ka bërë Akifi, do hàkmerret pa hezituar.

Kadiri në ato momente, merr një urdhër nga Mehmeti me të cilin ai tenton të mbyllë bòrxhin e Ogulxhanit dhe Omerit. Mehmeti jo vetëm që nuk pranon t’ia shlyejë paratë me këste por edhe e dètyron të plàgosë me thìkë njërin, që t’i japë atij një mesazh nga Mehmeti. Kadiri e merr përsipër por nuk e bën, ndërsa Mehmetit i thotë se e kreu atë punë. I irrìtuar, Mehmeti e plàgos Kadirin, të cilin e gjen Melisa në rrugë dhe duke e mbajtur nga krahët, e dërgon në shtëpinë e shokut të ngushtë të Kadirit, tek Mazllumi.