Xhavidana i sqaron Gylsymit se si do vijojë plani i tyre për të shkuar deri në fund të qëllimit që ajo i ka vënë vetes. Sipas planit djàllëzor, Gylsymi do dalë të blejë gjëra shumë të shtrenjta dhe tepër shumë në sasi. Ajo do sigurohet që Emiri t’a shikojë në kthim nga psònisja, që t’i bjerë atij në sy se çfarë po bën. Ndërkohë Xhavidana do nis t’ia mbushë mendjen se ndoshta Rejhani është nxituar me Nigarin pasi Nigari vështìrë se do e humbiste vendin e punës që i siguron bukën e gojës.
Deri në këtë pikë, plani zbatohet siç Xhavidana do por Gylsymi nuk tregohet mjaftueshëm e kujdesshme me faktin që askush tjetër përveç Emirit nuk duhet t’i tregojë Rejhanit se hajdutja është Gylsymi. Mirëpo, Gylsymit i bie vàrësja nga çanta në prezencë të Zejnebit dhe kjo e fundit nxiton për t’i treguar Rejhanit. Rejhani në ato momente ndodhet me Emirin në dhomë, kur Zejnebi troket dhe pas vetes ka Gylsymin. Sapo Zejnebi hap gojën për t’i treguar, një ulèrimë do tërheqë vëmendjen e tyre.
Ajo është një ulèrimë gëzimi nga Melika që surprizohet pa masë kur shikon gishtin e Hikmetit duke lëvizur, gjatë kohës që po i ushqente atij supën. Në anën tjetër ndodhet Kemali dhe Narinin, ku Narini përpiqet pafund për t’u kujdesur për të e për t’ia fituar faljen, ndërsa ai vijon të jetë shumë i ftohtë dhe i larguar nga ajo. Me veten e tij, Kemali thotë me bindje të plotë se kurrsesi nuk do ia thotë ndonjëherë me fjalë tekstualisht Narinit, që e ka falur. Por për atë falje, përpiqet edhe Oja, motra e tij.
Oja dhe Shehrija ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur mes tyre por përpiqen pafund për t’i pajtuar. Tanimë, Shehrija ka hequr dorë sepse mendjen e saj e ka zënë çështja e Nigarit, që e ka mèrzitur së tepërmi. Ndërsa në anën tjetër, Erhani nuk heq dorë. Kur Narini ia refuzon sërish telefonatën, ai vendos t’i shkojë në shtëpi, aty pranë Kemalit. Për irrìtimin e tij ende më të fortë, ai e gjen Narinin në krahët e Kemalit, në garazhin e shtëpisë, ku Narini kishte shkuar për të pastruar por ishte trèmbur nga një mì.