PREMTIMI/ Zejnebi vendos t’i tregojë Rejhanit të vërtetën

Kemali vijon të mbajë qëndrim ndaj Narinit, edhe pse ajo përpiqet shumë pas tij, me përkujdesje e fjalë të ngrohta. Me mendjen e tij, Kemali thotë se nuk do ia thotë asnjëherë tekstualisht që e ka falur për çfarë i ka fshèhur, edhe pse motra e tij po tenton shumë për t’i pajtuar. Në sofrën e tyre do jetë edhe Shehrija, fytyra e të cilës është tríshtuar fare nga padrèjtësia që i është bërë Nigarit. Megjithatë, ajo e mban për vete, pa preferuar t’a flasë me njeri se çfarë po ndodh. Teksa ndodhen në atë tavolinë, Narini merr një telefonatë.

Ai është sërish Erhani, i cili kërkon me patjetër të flasë me të por Narini nuk i përgjigjet. I frústruar pafund, Erhani betohet se do hàkmerret që po e injòron aq shumë dhe për këtë i drejtohet menjëherë shtëpisë së Kemalit, ku do e gjejë Kemalin fare pranë Narinit, në garazhin që ndodhet në oborr. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Xhavidana. Për hir të planit që ka thurur me aq përpikmëri, Gylsymi dètyrohet t’i bindet edhe për gjëra që nuk do më që t’i vazhdojë. Kësaj rradhe, Xhavidana e paralàjmëron të jetë më e kujdesshme.

Ajo planifikon që Emiri t’a mësojë se Rejhani i ka bërë padrèjtësi Nigarit dhe se për më tepër, hàjdutja në shtëpi është gjòja Gylsymi, motra e saj. Për t’a bërë planin siç Xhavidana e shikon më efektiv, duhet që Emiri t’a dëgjojë i pari që Nigari është fàjësuar në vend të Gylsymit dhe Rejhani t’a dëgjojë vetëm nga Emiri akùzën për Gylsymin. Si etapë e planit, Gylsymi del nga shtëpia për psònisje në firmat nga më të shtrenjtat. Ajo kthehet në shtëpi me trasta të mëdha, në një moment kur është e sigurtë që Emiri do e shikojë.

Ndërkohë Xhavidana, i kërkon Emirit që t’a rimendojë çështjen e Nigarit, duke thënë se ajo nuk do e humbiste kurrë punën që i siguron bukën e gojës. Gjatë kohës që ato flasin, Zejnebi mëson të vërtetën, se vàrësja ndodhet tek Gylsymi por kur vrapon për t’i treguar Rejhanit, Gylsymi e ndalon, duke iu përgjèruar që të mos i tregojë. Zejnebi nuk bindet dhe i shkon pranë Rejhanit por para se Zejnebi të flasë, Melikeja ulèret nga gëzimi dhe e fton Emirin dhe Rejhanin për t’u treguar se Hikmeti mund t’a lëvizë njërin gisht.