Metini qëndron përballë Xhejlinës, pa pasur forcë t’i kërkojë as falje, duke shprehur vetë se ajo që ka bërë ai, është e pafalshme. Ajo i drejtohet derës për t’u larguar por në derë i del motra e Ilgazit, e cila ka dëgjuar bisedën e tyre dhe mes lòtësh, i përgjèrohet asaj që të mos ia dërgojë babain në bùrg. Ilgazi vrapon për tek Xhejlina, të cilën e ndalon dhe i betohet se nuk i ka treguar pasi nuk e mendonte t’a humbte. Ai thekson se sërish nuk e mendon dot t’a humbasë atë dhe i kërkon të mos largohet, por pavàrësisht tij, ajo largohet.
Po atë natë, një tjetër e vërtetë e fshèhtë zbulohet. Çinari po përpiqet të dalë jashtë vendit me një pasapòrtë të fálsifikuar por në vendin ku shkon t’a marrë pasapòrtën, i del përpara gjyshi i tij. Ai i kërkon shpjegime dhe i flet si mos më kèq, duke i përmendur edhe vràsjèn. Çinari largohet me nxitim që aty, ndërsa gjyshi i tij urdhëron njërin prej punonjësve që të mësojë arsyen përse Çinari po kërkon të largohet jashtë shtètit me aq ngut. Atë po tenton të bëjë Çinari, gjyshi i Çinarit e ndan edhe me Metinin, i cili shtànget i tëri.
Çinari dëshiron të largohet sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak se është zbuluar vràsjà që ai ka kryer ndaj Zaferit. Ditën kur ai ka qenë duke u përlèshur me Zaferin para vàrrit të Inxhit, ato të dy i ka parë Serdari, i cili u është vënë nga pas me kërkesën e Enginit, pasi Serdari ka ndarë me Enginin se çfarë sapo kishte parë. Rrjedhimisht, Engini ka në dorë Çinarin, pasi Serdari vetë nuk dëshiron t’a nxjerrë kokën si djali që shíti shokun e tij. Në anën tjetër ndodhet ende Xhejlina, tepër e lénduar, që nuk qëndron dot një vend duarkryq.
Mëngjesin e ditës tjetër ajo shkon pranë Erdemit, me shpresën që së paku ai nuk e ka ditur tràdhtinë e Metinit dhe lumturohet kur bindet që ai nuk ka qenë në dijeni. Ajo lumturi i shùhet shumë shpejt dhe e ndjen veten më të vetmuar se kurrë kur Erdemi refuzon t’a dërgojë në bùrg Metinin. Ajo gjithashtu mëson se pikërisht për padrèjtësinë që i ka bërë Zaferit, Metini nuk ka dashur që ajo të ishte avòkatja e Çinarit. Paralèlisht, një tjetër avòkateje po i rrezìkohet profesioni. Ajo është Neva, e cila mëson kércénimet që i janë bërë Parsit dhe kalon në hísterizëm duke thënë se nuk jeton dot pa profesionin që dashuron.