Vajza në dritare/ Rafeti vendos drejtuesin e ri të kompanisë

Rafeti mbërrin në shtëpinë e Xhanës, sëbashku me Sedatin. Ai dëshiron të bisedojnë me Alpin e të shùajnë çdo mosmarrëveshje mes tij dhe Sedatit, nga të cilat njëri përfundoi në spìtal dhe tjetri në bùrg. Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Xhanës, Alpi bën maksimumin që Sedati dhe Xhana të frìkësohen e të mendojnë se ai edhe mund t’ia tregojë Rafetit të vërtetën, që Xhana pret një fëmijë nga Sedati, por në të vërtetë nuk e bën aspak. Përkundrazi, ai e kthen tërësisht lojën.

Alpi hìqet para Rafetit sikur ai dhe Xhana i kanë dhënë një shans të ri njëri tjetrit dhe po e shfrytëzojnë maksimalisht. Rafeti i gëzohet atyre fjalëve dhe largohet sëbashku me Sedatin por brenda fare pak minutash, Sedati largohet nga ai, për t’u takuar me Xhanën, me ngulmimin e kësaj të fundit. Xhana kërkon nga Sedati që ato t’a vazhdojnë marrëdhënien e tyre si përherë, duke u takuar në hotele të ndryshme e çdo gjë me rradhë, por Sedati kùndërshton, në mënyrë mëse të prèrë, duke nxjerrë si jùstifikim babanë e tij.

Ai thekson jo vetëm që nuk do bëjë asgjë që i rrezìkon marrëdhënien me babanë, por nuk do marrë asnjë përgjègjësi për fëmijën, nëse Xhana vendos t’a sjellë në jetë. Ashtu si marrëdhënia e tyre jashtëmartesore, edhe puthja jashtëmartesore mes Nalanit dhe Hajriut është mësuar nga një i tretë. Personi që ia vendos letrat kèrcènuese në dhomë Nalanit, është Takoja. Ai i futet në dhomë për letrën e rradhës por në dhomë vjen edhe Nalani dhe ai nuk e vendos dot, sepse nuk mund të rrezìkojë që ajo t’a kuptojë.

Në anën tjetër, Muzo, e lëshon veten tòtalisht. Ai thërret sërish këngëtaren dhe personin e tij të preferuar në periudha deprèsive, Lejlën. Kësaj rradhe, ai i kërkon Lejlës që t’i shkojë e vetme në shtëpi dhe jo sëbashku me grupin e saj muzikor. Sakaq, në kompani, babai i tij Rafeti mbledh Sedatin me Nalanin dhe Selenën. Ai u sqaron fëmijëve të tij që Muzo është tërhequr nga pozicioni i drejtuesit në kompani dhe atë kàrrige do ia lëshojë Selenës, si personi që e meriton më së shumti me punën e palodhshme që ka kontribuar.