Vajza në dritare/ Personi që fshìhet pas kèrcènimeve ndaj Nalanit është Tako

Tako futet në dhomën e Nalanit, fshèhurazi nga të gjithë, për të vënë një tjetër letër në tavolinën e saj, por në dhomë futet Nalani dhe ai nuk e vendos dot, që ajo të mos e kuptojë se kush qëndron pas atyre kèrcènimeve. Gjatë asaj kohe, bashkëshorti i saj Sedati ndodhet sëbashku me babanë e tij Rafetin, tek Alpi dhe Xhana. Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpinë e tyre, Alpi sìkletos edhe Xhanën edhe Sedatin, duke bërë sikur do i tregojë Rafetit që Xhana po pret një fëmijë nga Sedati, por nuk e bën.

Ai e kthen lojën duke u dukur sikur me Xhanën kanë rifilluar çdo gjë nga e para, për hir të gjòja dashurisë së tyre dhe Rafeti e beson. Teksa Rafeti përpiqet të fusë në shina njërin djalë, djali tjetër, Muzo, fillon të humbasë sërish tek Lejla, këngëtarja që i shkon në shtëpi me një bàndë të tërë për t’i dhënë atij koncert. Kësaj rradhe, Muzo i kërkon Lejlës që ajo të shkojë e vetëm tek ai, jo me gjithë orkestrën. Përtej pròblemeve të tyre, Nalani mbyllet në dhomën e saj, sepse është e sìkletosur që dikush e ka parë duke u puthur me Hajriun.

Shoqja e saj Bilura, e vëren lehtësisht sìkletin që e ka zènë Nalanin dhe pavàrësisht se nuk e di arsyen përse, ajo përpiqet t’ia largojë, duke e nxjerrë nga shtëpia për të festuar me njëra tjetrën ditëlindjen e Nalanit, për të cilën nuk është kujtuar askush. Gjatë kohës që Nalani del me Bilurën, Sedati takohet me Xhanën, me insistimin e kësaj të fundit. Sedati me Xhanën takohen brenda makinës së Xhanës, ku ajo i kërkon që të vazhdojnë të jenë të lidhur si më përpara, duke u takuar në hotele të ndryshme.

Ai as që e lë të flasë deri në fund, e ndërpret dhe i thekson se nuk do vazhdojnë të takohen sepse nuk do më pròbleme me të atin dhe për më tepër, i thotë hapurazi se nëse do t’a lindë fëmijën, ai nuk do marrë asnjë përgjègjësi për atë fëmijë. Që aty, Sedati shkon në kompani, pasi babai i tij i ka mbledhur të gjithë, për làjmin që do japë Muzo dhe làjmin që do japë ai vetë. Muzo deklaron para familjes së tij se po e lëshon postin që i ati i ka dhënë, si drejtuesi i tyre, ndërsa Rafeti deklaron se pas Muzos, ato vend e meriton Selena më shumë se askush tjetër.