Parsi shkon në shtëpi dhe gjen mbi tavolinë letrën e lënë nga motra e tij, Neva. Në atë letër, Neva i shkruan se i është mirënjohëse për mikpritjen që i ka bërë gjatë gjithë asaj kohe por ka nevojë për hapësirën e saj. Gjatë kohës që Parsi lexon letrën e paprìtur të Nevasë, kjo e fundit ndodhet në një darkim, sëbashku me personin që e ndihmoi pa asnjë kusht, Xhunejtin. Në anën tjetër ndodhet dashuria e pamundur e Nevasë, Ilgazi. Ai dhe Xhejlini vijojnë të qëndrojnë deri shumë gjatë në restorant.
Nga ai restorant, Xhejlina ngrihet e pirë ndërsa Ilgazi jo, sepse si përherë, e ka frenuar veten. Ai e shoqëron deri në shtëpi Xhejlinën, ku e ndihmon të shtrihet në shtrat por Xhejlina nuk e lejon të largohet menjëherë. Ajo i kërkon t’i qëndrojë pranë derisa t’a zërë gjumi por në mënyrë të pakontrolluar, edhe Ilgazin e zë gjumi dhe këtë e kuptojnë vetëm të nesërmen në mëngjes, kur zgjohen pranë njëri tjetrit. Teksa ato bëhen gadi me nxitim, në shtëpinë e Ilgazit, babai i tij Metini përballet me diçka të paprìtur.
Çinari ka marrë vendimin të punojë pranë gjyshit të tij, Merdanit, gjë që Metini nuk e lejon dhe e merr veçmas babanë e tij, që po ia kthen djalin kùndër. Për shkak se Merdani i qëndron në shtëpi nèn kèrcènimin e vràsjès së Zaferit, Metini tanimë e pyet se ku ka qenë e parkuar makina kur ai e ka marrë kùfomën. Fillimisht Merdani tenton t’i shmanget asaj pyetjeje por nuk ka nga shkon, ndaj jep një përgjigje, që është përgjigje e gàbuar. Kështu, Metini kupton se babai i tij ka luajtur bllòfin gjatë gjithë asaj kohe.
Sakaq, në kòmisariat vjen letra e deklaratës së Ozlemit për Feritin. Ajo ka deklaruar se ka rènë nga shkallët, nuk është dhùnuar nga Feriti, por Ereni nuk e beson diçka të tillë. Ai tenton t’a bëjë Tuçen të deklarojë të vërtetën por ajo nuk i përgjigjet fare, veçse i kërkon që t’a takojë Feritin, që e njeh si babanë e saj. Ereni e lejon por i shkon nga pas fshèhurazi për të dëgjuar bisedën mes tyre dhe e vërteton me veshët e tij se Feriti e ka çuar në atë pikë Ozlemin por tani betohet para Tuçes se ishte hera e fundit që i ka prekur me dorë.