Sekrete familjare/ Xhejlina dhe Ilgazi marrin një mision të ri

Xhejlina dhe Ilgazi vijojnë të pinë në restorantin ku ndodhen prej kohësh, derisa Ilgazi e ndalon veten. Ai nuk pranon të kalojë në dèhje ndërsa Xhejlina është e vendosur t’a lërë veten të lirë dhe arrin të dèhet. Ilgazi e shoqëron për në shtëpi, ku dhe kujdeset për të por Xhejlina nuk e lejon të largohet. Ajo i lutet që t’i qëndrojë mbi kokë dhe Ilgazi i qëndron por për shkak të lodhjes, edhe atë e zë gjumi. Në anën tjetër, atë natë, prokùror Parsi do gjejë një letër në shtëpi. Ajo është letra e lënë nga motra tij Neva, që ka zgjedhur të ikë.

Në atë letër, Neva e falenderon shumë dhe shpreh mirënjohje për mikpritjen që ai i ka bërë, por gjithashtu shprehet se ka nevojë për hapësirën e saj. Në kohën që Parsi lexon atë letër, Neva ndodhet në një restorant me djaloshin që e ndihmoi pa asnjë interes, me Xhurejtin. Nata kalon me të shpejtë për të gjithë ndërsa në mëngjes, dashuria e pamundur e Nevasë, Ilgazi, e kupton se ka fjetur pranë Xhejlinës por asnjëri prej tyre nuk nèvrikoset, përkùndrazi.

Me t’u zgjuar, ato bëhen gadi që të dalin nga shtëpia e të kërkojnë Zaferin, pasi Xhejlina ka filluar të shqètësohet së tepërmi për zhdùkjen e tij. Personi përgjegjës për zhdùkjen e Zaferit, Çinari, atë mëngjes do e irrìtojë pafund babain e tij duke i thënë se ka vendosur të punojë pranë gjysh Merdanit. Metini jo vetëm që nuk e lejon por edhe e merr në pyetje babanë e tij, Merdanin, sepse ka nisur të dýshojë se ai po luan bllòfin për vràsjèn e Zaferit. Për t’a kuptuar, Metini e pyet se ku ka qenë makina kur ai e ka marrë kufòmën nga bagazhi.

Merdani fillimisht tenton t’a shmangë por nuk ka nga ia mban, ndaj dhe jep një përgjigje të kòtë, duke shpresuar të jetë e besueshme. Përgjigjia është e gàbuar prandaj dhe Metini e kupton që ai ka luajtur bllòfin gjatë gjithë kohës. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Ereni, që nèvrikoset shumë kur lexon deklaratën e Ozlemit sikur ka rènë nga shkallët. As ajo dhe as Tuçe nuk e pranojnë që Feriti ushtron dhùnë ndaj tyre por këtë, Ereni e vërteton kur lejon Tuçen të flasë me Feritin dhe fshèhurazi i dëgjon kur flasin.