Sekrete familjare/ Neva i tregon Xhejlinës arsyen përse vizitoi Enginin në qèli

Xhejlina shikon Çinarin dhe Serdarin që po debatojnë me njëri tjetrin, në mënyrë shumë të ashpèr por pa përfshirë përlèshje fizike. Ajo i vëzhgon në fshehtësi dhe pasi ato ndahen në anë të ndryshme, ajo futet brenda në vendin ku zhvillon biznesin Merdani, gjyshi i Çinarit dhe Ilgazit. Merdani shprehet mëse i nderuar nga vizita e Xhejlinës, të cilën e fton menjëherë për të biseduar brenda në zyrën e tij. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë, Xhejlina kërkon ndihmën e tij për të zbardhur vràsjèn e Enginit.

Ajo dëshiron që ai t’a ndihmojë duke gjetur me çfarë e ka kèrcènuar Engini babain e tij Jektain, para se të vdìste. Të dy alùdojnë se Jektai nuk përjashtohet nga lista e të dyshuarve për vràsjèn e Enginit dhe pas asaj bisede të shkurtër por kuptimplotë, Xhejlina largohet. Me t’u larguar ajo, Merdani hap kasafortën e zyrës së tij dhe nxjerr që aty një dosje të trashë, të cilën e shfleton derisa ndalon në fletën ku ka të shkruar me shkrim dore se Engini e ka kèrcènuar babanë e tij me diplomën e tij të rrème.

Por Xhejlina nuk do ndalojë me aq, sepse ajo është shumë e vendosur për t’a gjetur se kush është personi që ka kryer krìmìn për të cilin ajo po mbahet e liruar me kusht dhe detyrim paraqitjeje në kòmisariat. Për të zbuluar diçka më shumë, ajo troket në zyrën e Nevasë, gjýqtares që njëkohësisht është ish e fejuara e Ilgazit. Fillimisht, Xhejlina e falenderon që ajo mori vendimin e lirimit me kusht për të, më pas e pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë se përse është takuar ajo me Enginin ditën që ai është hèlmuar.

E ndjerë e ofènduar nga ajo pyetje, Neva i kërkon të largohet menjëherë nga zyra saj dhe Xhejlina ngrihet për t’u larguar por para se të largohet, Neva e ndalon për t’i treguar se atë ditë, ka marrë një letër ku me shkrim dore urdhërohej që ajo t’a takonte Enginin. Xhejlina kërkon t’a shikojë atë letër por Neva nuk pranon. Xhejlina largohet dhe me të dalë nga zyra takohet me Xhunejtin të cilit i bën disa pyetje për Nevanë por ai nuk përgjigjet, ndaj ajo bindet se ato të dy, përveç lidhjes dashurore që kanë, edhe po fshehin diçka.