Të gjithë janë ngritur peshë për të kërkuar Serdarin, i cili shkujdesshëm reklamon veten dhe me fotografi në rrjete sociale. Krahas komisariatit, atë e kërkojnë edhe shoqet, Tuçe, Merve dhe Parla.
Ereni shkon të marrë të bijën në shkollë dhe i kërkon që në momentin e parë që do marrë një informacion për Serdarin, t’ia tregojë edhe atij, në mënyrë që të mund të shpëtojnë Çinarin.
Gjatë asaj kohe, Xhejlina dhe Ilgazi trokasin në shtëpinë e Xhansusë, të cilën nuk arrijnë t’a bindin dot që të mos vazhdojë t’ia mbathë por të divorcohet e të vazhdojë jetën e lirë. Frika saj nga bashkëshorti, është se mund t’a vrasë.
Sakaq, në anën tjetër, të qeshurat do e mbërthejnë Nevanë, të cilës i troket në zyrë vëllai saj, duke shprehur xhelozi që ajo së fundmi, ka folur me prokuroren tjetër diçka që ende nuk e kishte folur me të, me Parsin.