Çapkëni i pasur/Sejrani i shpëton jetën Feritit

Feriti dhe Sejrani ulen në tavolinën ku do nënshkruajnë zyrtarisht martesën e tyre, duke i shembur botën mbi kokë Sunës, që shpresoi aq shumë të martohej me Feritin. Pas ceremonisë, ato shkojnë në hotelin ku po qëndron Feriti.

Në dhomën e tyre, Sejrani shokohet kur përpara i del e dashura e Feritit dhe ky i fundit e prezanton, duke thënë se prezenca saj nuk ka përse të jetë problem sepse martesa sidoqoftë është bërë pa dëshirën e asnjërit.

Pas atyre fjalëve, Sejrani e qëllon me shuplakë dhe mbyllet në tualet, e shtrirë në vaskë ku mes lotësh e zë dhe gjumi. Kur zgjohet, ajo tmerrohet sepse shikon Feritin dhe të dashurën e tij në tokë por vetëm Feritit i ka rënë të fikët.

Sejrani i hedh në gojë pak sheqer dhe me Abidinin e dërgojnë me nxitim në spital, ku ai merr veten dhe mëson se ka shpëtuar falë ndihmës së shpejtë të Sejranit, të cilën familja Feritit e falenderon pafund.