Ereni dëshmon një moment emocionues, ku Xhejlina e vendos babanë e Ilgazit në vendin e babait të saj dhe sapo e përqafon, në krahun e tij, përtej xhaketës, shikohet njolla e gjakut, gjë që Erenin e tmerron si mos më keq.
Ai e merr veçmas eprorin e tij, Metinin dhe e pyet se si i është bërë plaga në krah. Metini sajon një gënjeshtër të cilën Ereni nuk e kundërshton dot por megjithatë, nuk bindet fare se ai po tregon të vërtetën, ndaj dhe nuk qetësohet dot.
Irritimin e tij, do e vërejë edhe Parsi, gjatë punës me të, por nuk ka asnjë shpjegim për t’i dhënë asaj sjelljeje, veçse t’i tërheqë vëmendjen. Paralelisht, Xhejlina nxiton për në shtëpi me një frymë pasi nëna saj nuk e dëgjon telefonin.
Pasi qetësohet, ajo mirëpret në shtëpi edhe Laçinin, nënën e vrasësit që u mori atyre Inxhin, por asnjëri prej tyre nuk e fajëson Laçinin, veçanërisht pasi ajo humbi edhe të birin. Ato pranojnë ngushëllimet e saj të sinqerta dhe e përqafojnë.