Xhejlina shikon rastësisht në rrugë mbesën e saj, Parlën, dhe tmèrrohet nga çanta që ajo mban në sup sepse është çantë shumë e shtrenjtë dhe frìka Xhejlinës është se mos ajo po e siguron atë çantë në të njëjtën mënyrë siç ka bërë dikur Inxhi, e cila në fund gjeti vdèkjen. Por shumë shpejt, Parla do e dorëzojë atë çantë, ashtu siç i gjithë grupi do dorëzojë tek Serdari gjithë të mirat materiale që kanë përfituar, sepse në shitjen e fundit ato kanë shkaktuar dèm shumë të madh.
Kështu, Parla kthehet në shtëpi pa çantë, aty ku po e pret Xhejlina e panìkosur, që e merr në pyetje sapo Parla shkel në shtëpi. Gjithë panìkun e Xhejlinës, Parla e justifikon duke thënë se çanta gjoja ishte e shoqes së saj, ndaj dhe nuk ka ardhur me të në shtëpi. Xhejlina kërkon falje nga mbesa por edhe nga motra, e cila për çudi, i thotë se edhe ajo ka pasur dyshimet se me çfarë po merret Parla, që prej kohësh nuk ka shkuar në shkollë. Të njëjtën kërkesë llogari po bën edhe Ilgazi tek Çinari , i cili nuk arriti të fshihej me fytyrën e tij të katàndisur.
Çinari madje bezdìset nga këshillat e Ilgazit, që i konsideron të tepërta. Ai e lèndon duke i thënë se perfeksionin ia kanë lënë vetëm atij, ndaj Ilgazi largohet. Ai merr Xhejlinën, të cilën e shoqëron për në shtëpinë e Jektait, ku Xhejlina do bisedojë me Laçinin në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Pasi i kujton raportin e afërt që kanë pasur, Xhejlina pyet se me çfarë e ka kèrcènuar Engini Jektain por Laçini nuk përgjigjet, ndonëse është mëse e bindur se Xhejlina nuk është vràsèsja e djalit të saj.
Pas largimit të Xhejlinës, Laçinit i shkon pranë motra e saj Sedaja, për t’i treguar me një frymë se Jektai ka mësuar çdo të fshehtë saj, të Laçinit dhe tani po i përgatit fundin, me një hàkmarrje të rèndë. Laçini e panìkosur, shkon pranë Xhejlinës dhe Ilgazit për t’u treguar atyre se me çfarë e ka kèrcènuar Engini Jektain, por Ilgazi nuk e beson. Atij i duket e pamundur diçka e tillë dhe tenton t’a ndalojë edhe Xhejlinën nga invèstigimi i atij informacioni por Xhejlina e ka besuar kokë e këmbë Laçinin.