Vajza në dritare/ Sedati mëson gènjeshtrën e Nalanit

Nalan, me shumë vështirësi dhe ndrojtje rrëfen para Bilurës se ajo ka shkuar me Hajriun, për herë të parë, një natë më parë. Bilura lumturohet duke menduar se Nalani ka gjetur dashurinë e vërtetë tek Hajriu dhe i kërkon t’a lërë veten të lirë sepse ka vùajtur mjaftueshëm në jetë. Të dyja sëbashku, futen në zyrën e Sedatit, ku ky i fundit po e pret Nalanin. Sekretarja e Sedatit, ndjen xhèlozi të madhe dhe si rrjedhojë, krijon menjëherë antìpati ndaj Nalanit, për të cilën mendon se ajo nuk e meriton Sedatin.

Në një moment që Sedati dhe Nalani mbeten të vetëm, Nalanin e telefonojnë nga banka por ajo përton t’u përgjigjet, ndaj e fut sërish në xhep telefonin. Sedati menjëherë mendon se ishte Hajriu dhe ulèret teksa kërkon t’a shohë telefonin e saj. Dèbati që lind mes tyre, sjell edhe largimin e Nalanit që aty. Ajo madje i thotë se nuk do shkojë në mbrëmje në shtëpi pasi do t’i qëndrojë pranë Bilurës, e cila mund të bëhet sërish kèq me shëndet. Gènjeshtrën e Nalanit, do e zbulojë menjëherë Ipeku.

Ajo e dëgjon teksa flet me Bilurën dhe i thotë se do shkojnë në mbrëmje të darkojnë në qebabtoren e lagjes dhe këtë informacion, Ipeku ia përcjell Sedatit pa e menduar dy herë, sepse do që ato të divòrcohen dhe Sedatin t’a ketë për vete. Pa humbur fare kohë, Sedati i drejtohet vendit që Ipeku i tregoi, ndërsa vajzat bëhen gadi dhe shkojnë atje, pa e lajmëruar Sedatin që kërkoi të lajmërohej për çdo gjë. Pasi mbërrijnë në vendin ku do darkojnë, Hajriu e telefonon Bilurën për t’a pyetur për Nalanin.

Ai, në telefon, shprehet shumë i dèshpëruar dhe kërkon me përgjèrim t’a takojë Nalanin të paktën për pak sekonda, ndaj Bilura i tregon atij se ku ndodhen dhe Hajriu nxiton për tek ato. Sakaq, në anën tjetër, Gylxhihana takohet me Emirin, i cili e tròndit duke i thënë se ai dhe Selena po jetojnë një lidhje të fshehtë dashurore, që kur ai është rikthyer në Stamboll. Gylxhihana e trònditur, kthehet në shtëpi, ku përkèqësohet me shëndet dhe  Dondyja thërret Xhavitin për ndihmë. Xhaviti, mëson se për çfarë është mërzìtur aq shumë Gylxhihana dhe e kritikon që ka besuar Emirin e jo vajzën e saj.