Xhejlini dëshiron me çdo kusht të jetë në brendësi të çështjes për të ditur çfarë po zbulohet për motrën e saj të ndjerë, ndaj e vetmja rrugë është që të bëhet sërish avòkatja e Çinarit dhe këtë e kërkon nga Ilgazi po aq shpejt sa edhe e merr aprovimin e tij. Ilgazi thotë se ajo vetë është e bindur që Çinari nuk është vràsèsi, pasi një djalë pòlìci nuk do linte kurrë prova në një krím që ka bërë vetë, aq më pak t’i lërë víktímës të veshur rrobat e tij personale. Së fundmi, ai thotë se víktíma ishte motra e dikujt, edhe kur ajo donte të zhdùkte provat.
Gjatë asaj kohe, Zaferi, babai i Xhejlinit, i shkon për vizitë në kompani avòkat Jektasë, që është babai i Enginit, shokut të ngushtë të vajzave të tij. I lénduar pafund nga vràsjà e të bijës, ai kërkon ndihmën e Jektasë që të jenë krah më krah në misionin e shkàtërrimit të Çinarit. Madje, kërkon që edhe kòmisar Metini të përjetojë të njëjtën dhímbje si ai, meqë nuk ka ditur t’a edukojë djalin. Në kohën që ato flasin, Çinarit i shkon një letër e fshèhtë në bùrg, në të cilën dikush i shkruan se duhet të vazhdojë të heshtë, siç po bën.
Jo shumë çaste më vonë, në qèlinë ngjeshur i shkon djaloshi që i ka dërguar letrën. Ai ka kryer një krím të vogël para një pòlìci, vetëm që t’a dërgonin në qèli, për t’i komunikuar me gojë Çinarit kércénimin e rradhës, se nëse do guxojë të flasë, motra e tij e vogël do jetë e para që do e pësòjë. Në të njëjtën kohë, Xhejlini po bën kërkime për motrën e saj. Ajo është bindur se Inxhi ka pasur një jetë të dyfishtë dhe tani dëshiron të gjejë prova që e ndihmojnë të zbardhë ngjarjen. Prova më e fortë që do gjejë, do jetë një çelës makine.
E tmérruar, ajo provon t’a bëjë mbesën të flasë e të tregojë të vërtetën e asaj makine, por Parla nuk flet. Mes lòtësh, Xhejlini shkon pranë Mervesë, shoqes së ngushtë të Inxhit dhe nga ajo mëson vendin ku ajo makinë është parkuar. Njëherazi me Ilgazin, Xhejlini shkon në vendin ku është parkuar makina dhe brenda, gjen disa pako të vogla me sasi lëndësh të ndàluara brenda, si dhe një fotografi ku Inxhi ka dalë krah për krah me babanë e Ilgazit, Metinin. Ajo dòrëzon fotografinë para Ilgazit dhe kujton se babai i tyre ka thënë që nuk e njeh víktímën, prandaj Ilgazi pa folur, merr foton dhe largohet për tek babai.