Vajza në dritare/ Biluri gëzohet pas rrëfimit që bën Nalani

Gylxhihana shkon të takohet me Emirin në vendin ku Emiri pretendon të takohet me Selenën. Ardhja e Gylxhihanës e çudit shumë dhe e kritikon që bëri një veprim të tillë ndërmjet telefonit të Selenës, pasi ai i pëlqen gjërat e drejtëpërdrejta dhe sidoqoftë do kishte pranuar të takohej me të. Sapo ajo i kërkon t’i qëndrojë larg së bijës, Emiri i thotë se është shumë vonë për diçka të tillë, sepse gjòja, ai dhe Selena kanë një lidhje të fshehtë dashurore, që kur ai është kthyer në Stamboll.

Fjalët e Emirit e tròndisin aq shumë Gylxhihanën, saqë ajo përkèqësohet me shëndet me t’u kthyer në shtëpi. Xhaviti mëson nga Dondyja se çfarë po ndodh me Gylxhihanën, ndaj dhe nxiton pranë saj. Kur Gylxhihana qetësohet dhe tregon përse ishte aq e trònditur, Xhaviti e kritikon. Ai thekson se si nënë, ajo duhet t’a kishte njohur tanimë të bijën dhe nuk mund t’a besojë Emirin për një shpìfje të tillë, por më kot, Gylxhihana është mànipuluar nga ai. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Sedati që po pret Nalanin në kompani.

Para se të shkojë pranë tij, Nalani me shumë ndròjtje i rrëfen Bilurës se ajo ka shkuar me Hajriun. Bilura gëzohet për faktin që Nalani ka gjetur dashurinë e jetës dhe i thekson se tanimë duhet të jetë edhe ajo e lumtur. Nalani largohet nga Bilura për të shkuar pranë Sedatit por vetëm sa acàrohet më shumë situata me të, sepse ai në çdo bisedë, risjell Hajriun si tematikë pròblematike. Nalani nuk pranon të flasin më gjatë por del nga zyra tij, duke i thënë se do qëndrojë pranë Bilurës atë natë, sepse mund të ketë sërish tèmperaturë.

Por, kur del nga zyra, sekretarja e Sedatit e dëgjon Nalanin tek planifikon me Bilurën që në mbrëmje të darkojnë tek qebabtorja lagjes. Duke pasur pëlqim shumë të madh për Sedatin dhe antìpati për Nalanin, ajo e spìùnon këtë të fundit tek Sedati dhe i tregon vendin ku do shkojë Nalani me Bilurën. Ato të dyja, bëhen gadi e shkojnë, pa e ditur që edhe Sedati është nisur për atje dhe në një kohë që Hajriu i përgjërohet aq shumë Bilurës që t’i mundësojë takim me Nalanin, saqë Bilura e fton edhe Hajriun aty ku ndodhen.