Gylxhihana vijon të mbështesë Xhanën, duke mos ia kthyer dot shpinën asaj. Me kërkesë të Xhanës, Gylxhihana i shkon asaj pranë dhe kështu mëson se nuk e ka abòrtuar dot fëmijën pasi kishte kaluar koha që lejohej të bëhej ai veprim. Làjmi i saj e frìkëson Gylxhihanën pafund, për gjithë ujërat që do tràzojë tek fëmijët e saj. Megjithatë, ajo i kërkon që të mos i tregojë gjë Sedatit që nuk e ka abòrtuar bebenë por të merret me Alpin, të rregullojë situatën me të. Largimi i Gylxhihanës nga shtëpia, ka sjellë shumë ndryshime në shtëpinë që ka lënë pas.
Në mungesë të Gylxhihanës, Ferideja kalon në krye të të gjithë punëve, gjë që do çmèndë tòtalisht edhe Takon, edhe Dujgunë. Ndërkohë Tako, ka edhe një tjetër përgjegjësi që ka marrë mbi supet e tij, ndonëse në mënyrë të fshèhtë. Ai futet në dhomën e Nalanit për të lënë një tjetër letër por sapo e lë, në dhomë futet Ferideja me ndihmësen e saj. Tako arrin të fshìhet dhe në një moment kur ato kthehen me shpinë, ai del fare nga dhoma. Misioni i Feridesë kësaj rradhe, është të gërmojë në dhomë.
Ajo pretendon të gjejë ndonjë shenjë apo diçka të fshèhtë të Nalanit, për të shpjeguar ndryshimin e sjelljes së saj, vazhdimisht. Teksa kërkojnë në skutat më të fshèhura, ndihmësja e Feridesë gjen letrën që i është lënë Nalanit dhe duke e ditur mjaft mirë se si do reagojë Ferideja po t’a shohë, vendos t’a fshèhë nga ajo. Sakaq, Gylxhihana që qëndron e fshèhur nga të gjithë, përfshirë fëmijët e saj, nuk e mendon aspak që Rafeti po e kërkon. Ajo është e bindur që Rafeti ia ka hequr vizën dhe për t’a mèrakosur atë sadopak, vendos të qëndrojë në heshtje.
Rafeti ndërkohë, i lëviz të gjithë gurët për t’a kërkuar atë e më pas futet në mbledhje me fëmijët e tij. Selena që tashmë qëndron në krye, flet për shpenzimet e tepërta që duhet të heqìn dhe ndër to, përfshin orën e shtrenjtë që Nalani i ka blerë Sedatit. Nalani i bën të qartë se për atë orë dhe për të gjitha shpenzimet e tjera që ka pasur, ajo ka përdorur paratë e familjes së saj, jo të Korolluve dhe pa denjuar të qëndrojë më tepër, largohet. Veprimin e tepërt të Selenës, nuk e mbështet as vetë Rafeti që kursehet në shumë shpenzime.