Vajza në dritare/ Hajriu futet fshèhurazi në shtëpinë e Nalanit

Ferideja i dërgon një mesazh Sedatit që ndodhet në punë. Ajo i kërkon t’i qëndrojë më pranë Nalanit dhe të lërë punët e të shkojë në shtëpi, pa e ditur që asaj shtëpie i është drejtuar edhe Hajriu. Ai tenton të takohet me Nalanin ndërmjet Bilurës, e cila futet në shtëpi dhe kërkon të flasë me Nalanin, por Ferideja nuk e lejon. Ajo i kujton gènjeshtrat e fundit që Bilura ka thënë vetëm që Nalani të takohej me Bilurën, ndaj dhe nuk i lejon të takohen vetëm për vetëm por nèn praninë e saj.

Bilura fshèhurazi lajmëron Hajriun se nuk do mund t’a takojë Nalanin pasi Ferideja nuk i lë dot të vetme, por ato fjalë, vetëm sa e nxìsin Hajriun ende më shumë në qëndrimin e tij. Pa pasur frìkë njeri, ai i shkruan se do futet vetë në shtëpi nëse Nalani nuk do dalë, dhe e bën, edhe pse Bilura i përgjèrohet të mos e bëjë. Nalani tmèrrohet kur shikon Hajriun dhe për t’i shpëtuar vëzhgimit të nënës së saj, thotë se do zbresë në kuzhinë për t’u pjekur kafe të trejave, ndërkohë që Feridenë e lë nèn shoqërinë e Bilurës.

Mirëpo, veprimet e tènsionuara të Bilurës dhe vonesa e Nalanit, bëjnë që Ferideja të zbresë vetë në kuzhinë. Në njërën nga dhomat poshtë, Nalani është futur me Hajriun, të cilin përpiqet shumë që t’a bindë se ka kuptuar që nuk e dashuron, se ka reflektuar në rrugën e gàbuar që po ndiqnin dhe tani, e vetmja gjë që kërkon nga ai, është që t’a lërë të qetë në martesën e saj. Hajriu kùndërshton shumë por në një pikë, Nalani e bind atë dhe ai e pranon bràktisjen nga ajo. Pjesën më të rëndësishme të bisedës së tyre, e ka dëgjuar edhe Ferideja.

Ajo nuk e ballafaqon Nalanin për atë bisedë të fshèhtë por ndihet krenare që ia tregoi vendin Hajriut, i cili largohet me lòt në sy, duke vùajtur për dashurinë e pamundur. Sakaq, në kompani, një tjetër dashuri e pamundur do zërë vend. Emiri mëson nga vetë Rafeti vendimin e tij për t’i dhënë fund ortàkërisë mes tyre dhe e respekton, duke thënë madje se ishte vendim pritshëm për të. Por ajo që Emiri nuk respekton, është martesa e Selenës me Leventin, ndaj vijon t’i shkojë asaj nga pas.