Nalanit i qëndron mbi kokë edhe Sedati edhe nëna e saj Ferideja, ndaj ajo nuk e gjen dot hapësirën për t’iu përgjigjur Hajriut që pret me padurim të takohet me të. Si të mos mjaftonte, Sedati kërkon nga Muzo që t’ia lërë Hajriun në shërbimin e tyre atë natë. Edhe pse përpiqet të mos ia lërë pasi e di situatën, Muzo sërish nuk ia del dot. Zhgènjimi prek Hajriun kur ai shikon Nalanin duke dalë për dore me Sedatin nga shtëpia. Për më tepër, brenda në makinë, Sedati vetëm i shpreh dashuri Nalanit.
Nalani qëndron në heshtje që Hajriu të mos léndohet më tepër por Hajriu është aq i lénduar dhe i irrítuar, saqë me nérvozizmin e parë që krijohet në trafik, ai zbret nga makina dhe përlèshet në mes të rrugës. Më pas kërkon falje nga Nalani dhe Sedati dhe vazhdon rrugën. Ai i dërgon në restorantin që ka zgjedhur Sedati, që është restoranti ku ka darkuar për herë të parë me Nalanin. Sedati ka pronotuar të njëjtën tavolinë dhe me shumë pasion rikthen përjetimet e asaj nate. Sado që ai përpiqet, mendja Nalanit është tek Hajriu.
Me mesazhe, ajo arrin t’a bindë Hajriun që të takohen fshèhurazi në tùalet por Hajriu vetëm e dëgjon një minutë shpjegimin e saj dhe largohet pa u përgjigjur fare. Ndërkohë, Sedati po shkruan me mesazhe me Xhanën, të cilën e gènjen duke i thënë se po shtrihet të flejë. Sakaq, Nalani kthehet në tavolinë e irrítuar, konsumon disa gota alkóol rradhazi dhe kërkon të largohen duke thënë se nuk ndihet mirë. Në dalje të restorantit, një turmë gàzetarësh i presin me kamera dhe mikrofonë.
Ashtu siç janë udhëzuar nga Alpi dhe Ferideja, ato i pyesin menjëherë për fëmijë, nëse kanë ndonjë pròblem shëndetësor që ende nuk janë bërë prindër. I irrítuar, Sedati thotë se është një pyetje e pavend sepse ato shumë shpejt do u japin një làjm të mirë. Përgjigjen e tij e marrin sikur Nalani është shtatzènë por Sedati nuk flet më gjatë. Tek njerëzit që mendojnë se Nalani është shtatzènë, është edhe Hajriu por Nalani e gjen mundësinë për t’i sqaruar atij si qëndron e vërteta.