Sedati qëndron përballë Nalanit, si një fëmijë që shpjegon gjithë dhembjen e tij dhe thekson faktin që shërimin e gjen vetëm tek ajo. Ai i premton se mund të jenë të lumtur me njëri tjetrin, mjafton që t’a provojnë edhe njëherë, duke lënë pas krahëve çdo gjë që ka ndodhur. Gjatë gjithë të folurës së tij, Nalani nuk përgjigjet qoftë edhe një herë të vetme, përveçse tund kokën në shenjë aprovimi. Mendja e saj është tek darkimi Bilurës me Hajriun, ku shpreson se Hajriu do bindet që të heqë dorë njëherë e mirë nga marrëdhënia që kishin sëbashku.
Por, nuk ndodh ashtu. Bilurës i shpëton nga goja emri i Feridesë dhe sapo e ndalon fjalën, Hajriu kupton se në largimin e Nalanit ka gisht ajo. Me shumë ngulmim, përgjërime e duke i thënë se është në gjendje shumë të rënduar shpirtërore, ai e bind Bilurën që të flasë. Me kushtin që Hajriu të mos hedhë asnjë hap më drejt Nalanit, Bilura i tregon atij të vërtetën përse Nalani nuk i përgjigjet më. Mirëpo, Hajriu nuk e mban fjalën. Ai e thyen që atë natë, duke shkuar në vilën e Korolluve.
Hajriu mendon se do gjejë Nalanin dhe ulëret emrin e saj por përballë i del vetëm Ferideja. Ajo e merr veçmas dhe përpiqet t’a frikësojë me kèrcènime të njëpasnjëshme, por më kot. Debatin e tyre do e ndërpresë dalja e Muzos dhe Selenës por Hajriu sërish nuk ndalet. Ai thotë me zë të lartë se nuk do largohet që aty pa marrë Nalanin, ndërsa Muzo përpiqet t’ia mbyllë gojën para se t’a dëgjojnë të tjerët. Hajriu vazhdon, ndaj Muzo e ndalon me grushtime, derisa zhurma tyre bën që Rafeti gjithashtu të dalë në oborr.
Me të dalë ai në oborr, Ferideja sajon një gënjeshtër sikur Hajriu po debaton pasi nuk është dakord me heqjen nga puna. Për atë natë, ajo çështje mbyllet me aq por frika e Feridesë është në takimin që lënë për të nesërmen Rafeti me Hajriun, në kompani. Fillimisht, Ferideja me Muzon sajojnë një gënjeshtër të besueshme për Selenën që dëgjoi Hajriun duke kërkuar Nalanin, më pas Ferideja ia lë në dorë Muzos që ai t’a ndalojë takimin mes babait të tij dhe Hajriut. Larg tyre, Sedati dhe Nalani i rikthehen jetës së tyre intime, për të provuar të kenë fëmijë.