Vajza në dritare/ Hajriu bën skàndal para shtëpisë së Nalanit

Bilura vazhdon darkimin me Hajriun dhe gjatë atij darkimi, asaj i rrëshqet nga goja fakti që Nalani nuk do ishte larguar prej tij po të mos ishte Ferideja. Hajriu kërkon të dijë më tepër për atë gjë, ndërsa Bilura tenton t’a modifikojë të vërtetën, por Hajriu e kupton. Ai i përgjërohet që t’i tregojë si qëndron puna, i betohet se është shumë keq dhe ka nevojë të dijë se si ndryshoi Nalani brenda një nate. Duke i vënë kusht që ai assesi të mos  bëjë asgjë kundrejt Nalani apo Feridesë, Bilura i tregon gjithë të vërtetën e kèrcènime që i janë bërë Nalanit.

Hajriu largohet nga lokali, për t’a thyer menjëherë fjalën e dhënë. Ai i drejtohet vilës së Korolluve, ku ulëret emrin e Nalanit. Për fat, Ferideja e dëgjon e para dhe i shkon pranë, për të tentuar t’a ndalojë me kèrcènime të prera, por nuk funksionon. Pas Feridesë, del Muzo dhe Selena, para të cilëve Hajriu vijon të ulërasë emrin e Nalanit e të betohet se nuk do largohet gjëkundi pa të. Muzo gjithashtu tenton t’ia mbyllë gojën para se t’a dëgjojë babai i tij Rafeti, por nuk ia del dot, ndaj përdor dhùnën.

Për herë të parë, familja e Muzos e shikon atë duke grùshtuar dikë. Rafeti i ndalon dhe pyet çfarë po ndodh por Ferideja flet e para, duke sajuar gënjeshtrën sikur Hajriu nuk është dakord me vendin e punës që i kanë hequr dhe për këtë po pròteston. Hajriu kërkon ndjesë për zhurmën ndërsa Rafeti i thotë se e pret në kompani të nesërmen, që të sqarohen. Pas atyre fjalëve, Ferideja panikoset. Fillimisht ajo dhe Muzo sajojnë një gënjeshtër që të bindin Selenën se nuk ka asgjë mes Hajriut dhe Nalanit, pasi ajo e dëgjoi Hajriun duke e kërkuar Nalanin.

Më pas, sapo mbesin të vetëm, Ferideja e bind Muzon se ai e ka në dorë që t’a ndalojë takimin e të nesërmes mes Hajriut dhe Rafetit. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Nalani, që po dëgjon Sedatin në një rrëfim emocional, për fëmijërinë e tij të plàgosur dhe për faktin që është i bindur se shërimi tij është tek ajo, tek Nalani. Sedati i kërkon që t’a provojnë edhe njëherë për të qenë të lumtur sëbashku, krah njëri tjetrit dhe për më tepër, e bind Nalanin që atë natë t’i kthehen intimitetit të tyre.