Me të dalë nga shtëpia e Xhavitit ku u takuan me Gylxhihanën, fëmijët e saj shpërndahen në anë të ndryshme; Sedati tek Xhana, Muzo takohet me Lejlën ndërsa Selena, fshèhurazi, fton Emirin për t’u takuar. Sedati dhe Xhana bisedojnë për fëmijën e tyre aq sa mendojnë edhe për emër. Bisedën e tyre do e dëgjojë përciptazi Deniza, vajza e Xhanës që zgjohet për të pirë ujë dhe përveç bisedës që dëgjon, shikon edhe Sedatin që nxiton të fshìhet. Xhana e frìkësuar, përpiqet t’a bindë të bijën se gjithçka që dëgjoi dhe shikoi ishte një ëndërr, por nuk ia del.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Selena, ftesën e të cilës Emiri e pranoi pa hezituar qoftë edhe për një sekond të vetëm. Ato takohen në vendin ku darkonin gjatë kohës që ishin të fejuar dhe duke e lënë veten të lìrshme, Selena ndan me të hallin e divòrcit të prindërve. Por, përgjigjet e Emirit do jenë të sìkletshme sepse do i përfshijnë edhe ato të dy si çift. Selena i kërkon atij që të mos e bëjë të pendohet që e ftoi por Emiri nuk ndalon dhe ajo largohet. Paralèlisht, vëllai i saj Muzo po darkon me Lejlën, personin me të cilin flet çdo gjë, hapurazi.
Tanimë, para saj, ai rrëfen se është bindur që Nalani është e dashuruar kokë e këmbë pas dikujt tjetër, jo më pas Sedatit por se kush është ai person, ai nuk e ndan as me Lejlën. Muzo shpreh vetëm frìkë për fatin e Nalanit, duke thënë se rruga në të cilën është futur, është tepër e rrezìkshme. Në kohën që ato flasin, Nalani shikon ëndërr intìme me Hajriun, që i kthehet në màkth sepse në ëndërr, atë e zè gjithë familja Sedatit në atë moment dhe në krye të tyre, frìkshëm shfaqet Ferideja.
Màkthit i jep fund Sedati që mbërrin në atë moment në dhomë dhe e zgjon Nalanin nga gjumi por natyrisht, ajo nuk i tregon se çfarë përjetoi në gjumë. Mëngjesin e të nesërmes, Nalani vazhdon pa hezituar planin për të ngrënë mëngjes në shtëpinë e Hajriut. Edhe Muzo e ka kuptuar por frìkësohet kur e kupton Selena se ato të dy po takohen dhe nuk e ndalon dot Selenën që t’i vìhet nga pas Nalanit. Ashtu si Selena Nalanit, edhe nëna e Selenës i vìhet nga pas Rafetit për të zbuluar nëse ka diçka tjetër që e ka bërë atë të divòrcohet dhe kèqkupton çdo gjë, kur ai takohet me ish të fejuarën e tij, me nënën e Perës.