Muzaferi fton Hajriun në dhomën e tij për të biseduar mbi lejet e shpeshta që Hajriu ka marrë. Ndonëse e di arsyen, Muzo hiqet sikur nuk e di dhe e lë Hajriun të flasë. Hajriu, pa përmendur emrin e Nalanit, thotë se ka një të dashur me të cilën duhet shumë por po përjetojnë pròbleme për shkak të nënës së saj. Me finesë, Muzo i sugjeron që të mos e ndajë vajzën nga familja sepse në fund të çdo gjëje, familja është më e shtrenjtë se çdo gjë. Duke mos rënë dakord me mendimin e Muzaferit, Hajriu largohet që aty.
Ashtu si Muzaferi, edhe nëna e tij Gylxhihana po bën përpjekjen e saj për martesën e còpëtuar të Sedatit me Nalanin. Për të larguar Xhanën që qëndron si një re e zezë mbi to, Gylxhihana kërkon ndihmën e Xhavitit, pasi nuk ka guxim t’i flasë Rafetit për shtatzëninë e saj. Gylxhihana i tregon detajisht edhe se si e ka kèrcènuar Xhana, edhe që nuk e mendon zgjidhje t’i nènshtrohen atij kèrcènimi sepse nuk do zgjidhte asgjë. Xhaviti e dëgjon deri në fund dhe e merr përsipër, duke i kërkuar asaj që vetëm të mos shqètësohet më për atë çështje.
Por, për atë martesë nuk do mundohet vetëm Gylxhihana me Muzon. Sedati përpiqet t’i marrë vetë në duar frerët e asaj martese dhe si hap i parë, i blen Nalanit një buqetë me trëndafila, duke përdorur ato pak para që i kanë mbetur nga buxheti që Rafeti i ka dhënë. Për të mos e acàruar, ai nuk ia dërgon vetë por ndërmjet një korrieri. Nalani i merr lulet duke qenë me Hajriun në shtëpi dhe menjëherë i hèdh në koshin e mbèturinave që ka ngjitur. Sedati ndërkohë, ishte i bindur se do merrte një telefonatë apo së paku një mesazh nga Nalani.
Në mungesë të njërës dhe tjetrës, ai irrìtohet aq shumë saqë shkon t’a nxjerrë inàtin me pije, dhe pi aq shumë, saqë humbet kontrollin se çfarë po bën. Ai mbërrin para shtëpisë së Bilurës duke kërkuar Nalanin me ulèrima, sa e dëgjon e tërë lagjia. Dètyrimisht, Nalani e merr brenda në shtëpi sepse Sedatin as që e mbajnë këmbët. Hajriu largohet i irrìtuar atë natë por mëngjesin e të nesërmes pajtohen sapo takohen. Ato shkojnë sëbashku të shikojnë për shtëpinë që do marrë Nalani me qera por Ferideja që i vëzhgon fshèhurazi, tmèrrohet duke menduar se ato do bashkëjetojnë.