Gylxhihana dhe Rafeti, si prindërit e Selenës, e përgëzojnë atë për pozicionin dhe detyrën e re në kompani e më pas largohen nga ajo, për të biseduar veçmas në zyrën e Rafetit. Në mënyrë të paprìtur dhe shumë të rèndë për Gylxhihanin, ai kthen në realitet mendimin më të frìkshëm të Gylxhihanës, atë të divòrcit të tyre. Megjithatë, ajo nuk i përgjèrohet për asgjë, nuk e lexon fare nëse ai i ka dhënë pasuri nga pasuria tij apo se çfarë ka shkruar në protokoll, por vetëm firmos. Para se të largohet nga ai, ajo i rikthekson se për të, ai ishte pasuria më e madhe.
Sapo del nga zyra e Rafetit, Gylxhihana merr një telefonatë nga Xhaviti. Ky i fundit, e dallon në zë se ajo nuk është fare mirë, ndaj dhe ofrohet që të takohen sëbashku. Edhe pse Xhaviti ende e dashuron Gylxhihanën dhe këtë ia shpreh edhe asaj, ajo sërish nuk kursehet në lòtët që derdh për Rafetin. Kërkesa e vetme e Xhavitit është që ajo të rikthehet në personin që ka qenë para se të njihej e të ishte me Rafetin. Gjatë kohës që Xhaviti fshin lòtët e Gylxhihanës, në shtëpinë e kësaj të fundit, mbërrin Nalani.
Ajo bindet nga Bilura që t’i bëjnë një festë Sedatit, për daljen e tij. Ferideja e shikon Nalanin duke u përgatitur dhe kur mëson se për ku po përgatitet ajo, çuditet pafund. Megjithatë, shpreh lumturi, u uron mbarësi në tentativën e re për të qenë çift dhe e përgëzon Nalanin që po përpiqet për martesën e saj. E gjithë përgatitja e Nalanit për atë natë, do shkaktojë një xhelòzi të madhe tek Hajriu. Si shoferi i shtëpisë, ai i shoqëron atë për në festë dhe gjatë gjithë rrugës ha veten me dhëmbë sa herë që Sedati komplimenton Nalanin për bukurinë e saj.
Në festë, edhe pse futet krah për krah me Nalanin, Sedati sërish i qëndron besnik natyrës së tij dhe flìrton me shumë nga vajzat që ndodhen aty. Nalani nis të pijë nga mèrzia që ajo festë i jep por ardhja e paprìtur e Muzos, do e lumturojë shumë. Bisedën e tyre të këndshme do e ndërpresë Hajriu, me një jùstifikim të kòtë dhe kështu Nalani del të flasë me të, por duke qenë e pirë. Ajo i thotë se është penduar për çdo gjë që ka bërë me të, që nga fillimi i njohjes së tyre dhe pas atyre fjalëve të rènda, largohet me një taksi.