Sedati është fokusuar me seriozitet në terapinë e tij sepse është i vendosur të bëhet versioni tij më i mirë. Ai tundohet nga një ftesë që merr nga shoqëria tij për festë, por e përtyp dëshirën e madhe për të shkuar dhe refuzon.
Ndërkohë Nalani shikon për herë të parë një anë të Hajriut, shumë të shëmtuar. Ai i ulëret Tyrkanës pasi ajo thotë se nuk dëshiron të divorcohet, ndaj Nalani e dëbon atë nga shtëpia saj dhe mban pranë vetes vajzat dhe Tyrkanën.
Nalani mes lotësh i betohet Tyrkanës se ajo nuk e ka ditur që Hajriu është i martuar, përndryshe nuk do e kishte lejuar kurrë t’i afrohej dhe për më tepër, i premton se nuk do e lejojë t’a divorcojë atë apo t’i braktisë vajzat.
E surprizuar nga natyra Nalanit, Tyrkani e falenderon pafund dhe më pas Nalani e përcjell bashkë me vajzat, sepse në shtëpi po vijnë Bilura dhe Hafizeja dhe Nalani ka vendosur t’ua fshehë atyre gjithçka që ka ndodhur atë mëngjes.